Kuvendi Komunal i Gjilanit sot pas dite mbajti mbledhje komemorative në nderim të atdhetarit Rexhep Berisha.
Kryetari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri tha se sot nuk kanë asnjë lloj autoriteti përballë bacit Rexhep. “Sot jemi të vogël para qëndresës së tij të madhe dhe sot kjo familje është e madhe sikur familja Mala dhe familja Zeka. Baca Rexhë nuk e ka edukuar vetëm nuhiun ai më ka edukuar edhe mua dhe ndaj çdo kujt. jemi krenar që kemi shpallur qytetar nderi, faleminderit Baca Rexhë që na edukove për atdheun”, tha Haziri.
Ndërsa kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj tha se të ndahesh nga njerëzit që ke vlerësim për ta nuk është e thjeshte dhe e lehtë.
“Me burrat që më kanë mundësuar më i thanë vetes shqiptar, andaj është model ky burrë dhe kjo familje e madhe Berisha. Gjilan jemi të nderuar që kush do që ka pasur mundësi me bashkudhëtuar më këta burra është ndjenjë, e veçantë”, tha Haradinaj.
Ish-komandanti i Zonës së Karadakut Ahmet Isufi tha se sot po ndahen nga një burrë i madh i kombit. “ Baca Rexhë rrjedh prej një familje bujare në vendlindje kufitare për të rezistuar për çdo kryengritje dhe luftërave”, tha Isufi.
Babai i Nuhi Berishës, Rexhep Berisha ka lindur në vitin 1916, ai ka ndërruar jetë pardje ndërsa varrimi i tij do të bëhet sot prej orës 17 e 30.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...