Me afrimin e festave të fundvitit, çmimet e produkteve ushqimore ruajnë qëndrueshmëri.
Nga një vëzhgim në tregjet e kryeqytetit, rezulton se prodhimi i bollshëm ka frenuar rritjen e çmimeve, që zakonisht shoqëron fruta-perimet gjatë fundit të muajit dhjetor.
Prodhimi vendas dominon tregun ndonëse nuk mungon dhe ai i importit që nuk konkurron për nivel çmimi atë të vendit, dhe që vazhdon të mbetet më i kërkuari nga konsumatorët.
Ndërkohë ministria e Bujqësisë bën të ditur se çmimet e prodhimeve bujqësore nuk kanë luhatje edhe në tregjet e tjera të vendit, madje në zonat me prodhim të lartë bujqësor çmimet mbajnë edhe nivelin më të ulët të shitjes.