Italiani Pietro Spera është emëruar Avokat i Popullit i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Spera u shpreh së është i gatshëm për përmbushjen e mandatit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Pas emërimit të tij është deklaruar edhe Kryetarja e Dhomave të Specializuara, gjykatësja Ekaterina Trendafilova, duke e quajtur moment kyç për përmbushjen e standardeve më të larta të të drejtave të njeriut.
“Sot është një ditë e rëndësishme për Dhomat e Specializuara. Emërimi i z. Spera si Avokat i Popullit shënon një moment tjetër kyç për institucionin tonë. Mandati dhe roli unik i Avokatit të Popullit e bëjnë atë garantues të të drejtave themelore të kujtdo që ka punë me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, duke mundësuar përmbushjen e standardeve më të larta të të drejtave të njeriut”, u shpreh Trendafilova, transmeton Express.
Ndërsa, Avokati i Popullit, Spera deklaroi:
“Emërimi si Avokat i Popullit i Dhomave të Specializuara është një nder dhe privilegj për mua dhe jam i gatshëm për sfidën e përmbushjes së mandatit që më është besuar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.”
Rreth Pietro Spera:
Spera ka thuajse 30 vjet përvojë pune ligjore si gjykatës, veçanërisht për mbrojtjen e të drejtave në procedurat gjyqësore. Ndër të tjera, ai ka punuar si gjykatës ndërkombëtar në Dhomën për Krime Lufte dhe Krimin e Organizuar të Gjykatës Shtetërore të Bosnjё-Hercegovinёs dhe gjithashtu në Afganistan, ku ka kryesuar disa projekte për fuqizimin e sundimit të ligjit në sistemin gjyqësor të Afganistanit.
Avokati i Popullit luan një rol thelbësor në monitorimin, mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave dhe lirive themelore mishëruar në Kushtetutën e Kosovës të të gjithë personave që kanë punë me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Nga ana tjetër, Avokati i Popullit nuk mund të ndërhyjë në procedura gjyqësore të Dhomave të Specializuara, përveçse në rast të vonesave të paarsyeshme. Gjithashtu, Avokati I Popullit mund t’i paraqesë rekomandime Kryetarit të Dhomave të Specializuara ose Prokurorit të Specializuar për çështje që janë pjesë e funksioneve të tyre.
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...
Zarf i bardhë: Banorët fitojnë 100% të buxhetit gjatë sfidës...