​Elmi Reçica ftohet nga Gjykata Speciale

12:55 | 18 Janar 2020
Arbresh.info

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvendint të Kosovës, njëherit Epror i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Elmi Reçica ka marrë ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale.

Pa kësaj kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se kjo ftesë do të nxjerr një dhe vetëm një të vërtetë, atë të guximit e dashurisë për atdheun, luftës sonë për lirinë në çdo pëllëmbë të tokës stërgjyshore, idealit të kristaltë të djemve e vashave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që me gjakun e sakrificën e tyre bën ëndrrën e lirisë, realitet.

“PDK në Ferizaj dhe mbarë Kosova është prapa luftës së lavdishme çlirimtare, është në krahë të çlirimtarëve, është në krahë të Eprorit të UÇK-së Elmi Reçica, që në çdo sfidë e zezonë të vendit, ishte kurdoherë i gatshëm të mos kursej asgjë, të sakrifikoj për Kosovën. Triumfator në luftë, triumfator në çdo sfidë”, ka shkruar ai në Facebook.

Përndryshe, më 16 janar Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka bërë të ditur se nga Gjykata Speciale kanë marrë ftesë ish-luftëtarët Abedin Daka nga fshati Cerovik i Klinës dhe Sherif Tahiri nga Tërdevci i Komunës së Drenasit, të dy pjesë e Zonës operative të Drenicës.

Në vitin 2019 qindra persona nga Kosova u ftuan nga Gjykata Speciale, e ftesat kanë vazhduar menjëherë me fillimin e këtij viti.

Më 9 janar është bërë e ditur se Ferat Shala është ftuar nga Gjykata Speciale, ndërsa dy dytë më parë ftesë ka marrë Agron Limani, të dy këta ish-ushtarë të UÇK-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme