Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka marrë 1709 vota në Gllogovc. Kështu mësohet në bazë të llogaritjeve të formularëve të publikuara nga KZQ-ja.
Formularët e publikuar janë nga numërimi i votave nëpër qendra të votimit, menjëherë pasi u mbyllën ato.
Sipas këtyre formularëve, del se drenickatët pas Kurtit, më së shumti vota i kanë dhënë Shpend Ahmetit dhe jo kryetarit të VV-së, Visar Ymerit.
Shpend Ahmeti në Gllogovc ka marrë 817, kurse, Visar Ymeri ka marrë vetëm 465 vota. Në këtë numër nuk janë të llogaritura votat me kusht, me postë dhe votat e personave me aftësi të kufizuara.
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”