Hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor ‘Jugu’ në Mitrovicë, gjatë ditës së sotme, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë gjashtë persona të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’, rast ky i raportuar në orët e mëngjesit të sotëm, ku cak i kësaj vjedhje ishin pjesë të metaleve nga parku i mbetjeve në Flotacionin e minierës Trepça në Tunelin e Parë.
Sipas policisë, arrestimi i gjashtë personave të dyshuar është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se personat e dyshuar në bashkëveprim kanë kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë’, duke vjedhur pjesë të metalta nga parku i mbetjeve në Flotacion.
“Në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit është gjetur dhe sekustruar sasia e metaleve të vjedhura, prova këto që do të procedohen si dëshmi materiale në veprën penale. Pas procedurave interivistuese me aktvendim të prokurorit të rastit, gjashtë personave të dyshuar u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/
Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK: Nuk ka vend për panik...
Biden, fonde federale shtesë për shuarjen e zjarreve në Kali...
Lëkundje tërmeti në Malin e Zi
E shkatërruar nga zjarret, Paris Hilton ndan pamjet e shtëpi...
KQZ mban mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës
Sot shpërndahet Kuvendi i Kosovës