Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se taksa nuk duhet të hiqet. Pavarësisht, presioneve të cilat së fundmi kanë ardhur edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai tha se një gjë e tillë nuk duhet ta zmbraps qeverinë Haradinaj.
Ai mes tjerash ka përsëritur se nuk e përkrahin këtë buxhet, madje tha se vendi shumë shpejt duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka ritheksuar se nuk do të votojnë buxhetin, madje ai thotë se si i tillë është buxhet i Qeverisë dhe oborrit të saj, siç e quajti ai.
I pyetur se kur janë gjasat që kjo qeveri të rrëzohet, ai tha se kryeministri është dashur tash e sa kohë të jap dorëheqje.
Sepse, sipas tij, kjo qeveri është karakterizuar nga skandalet për shkak të keq qeverisjes dhe korrupsionit. Madje, u shpreh i bindur se viti 2019 do të jetë vit zgjedhor.
Përkundër kësaj, ai tha se e përkrah qeverinë në vendimin për taksën ndaj mallrave serbe. Madje, tha se qeveria nuk duhet të zmbrapset, pavarësisht presioneve të ndërkombëtarëve. Në 120 vjetorin e Lidhjes së Pejës, Albin Kurti ka bërë homazhe edhe tek shtatorja e Haxhi Zekës. Këtë të fundit ai e ka quajtur si veprimtar të jashtëzakonshëm.
Albin Kurti së bashku me anëtar tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, në 120 vjetorin e Lidhjes së Pejës ka vizituar edhe Kullën dhe mullirin e Haxhi Zekës, në Pejë.
Universitetet shqiptare, të fundit në listat e akreditimi, s...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministria e Bujqësisë dhe GIZ Kosova mbajnë sesion informues...
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën...
PDK sot dorëzon kërkesën në Prokurorinë Speciale për hetimin...
Pas Bitcoin edhe një tjetër kriptovalutë shënon rritje