​Abdixhiku: NASA i zbuloi 7 planetë si toka, ne ende kërkojmë gurtë e kufijve tanë

23:35 | 12 Mars 2017
Arbresh.info

Njohësi i çështjeve ekonomike njëherit analist politik Lumir Abdixhiku, ka komentuar situatën politike në Kosovë duke bërë një krahasim interesant.

Krizën politike në vend të krijuar si pasojë e mospajtimit në mes pozitës dhe opozitës për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, Abdixhiku e quan peng të inateve politike.

Ai ka shkruar se NASA i zbuloi 7 planetë si toka, plot 40 vjet drite larg, ndërsa Kosova tash e tre vjet, ende është në kërkim të gurëve të kufijve tanë.

“Një vend i tanë, peng i inateve politike”, ka shkruar ndër të tjerash Abdixhiku.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme