​ Qeveria nesër miraton programin 2017-2021

08:13 | 17 Shtator 2017
Arbresh.info

Nesër mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës ku pritet të debatohet dhe miratohet programi i Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021.

Pas miratimit, ky plan pritet t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës për diskutim në njërën nga seancat. Ndërkohë, është paralajmëruar se të premten e kësaj jave Ministria e Financave do ta përgatisë edhe projektligjin për rishikimin e buxhetit, i cili pas miratimit nga kabineti qeveritar, po ashtu do të procedohet në Kuvend për shqyrtim dhe miratim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme