I ashtuquajturi “peshkaqeni i rrudhosur” është gjahtuar në brigjet e krahinës portugeze Algarve.
Kjo lloj shtaze vjen nga radhët e pararendësve të saj që nga parahistoria, përkatësisht periudha para 80 milionë vjetësh, transmeton Sic Noticias TV.
Zbulimi i tij ka habitur shkencëtarët, pasi që për këtë lloj peshkaqeni dihet shumë pak. Është i gjatë rreth një metër e gjysmë, ka trup në formë të gjarprit dhe ka 300 dhëmbë të renditur në tri radhë.
Sipas hulumtuesve, krijesa detare është gjahtuar në thellësi prej 700 metrash, transmeton KosovaPress. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që njerëzit takohen me këtë lloj parahistorik. Vitin e kaluar është gjahtuar një gjallesë e ngjashme në Rusi.
Kontakti i tij me njerëzit është jashtëzakonisht i rrallë, pasi që ato qëndrojnë në thellësi të mëdha.
“Peshkaqenët e rrudhosur” ushqehen me peshq, kallamar dhe lloje tjera të peshkaqenëve.
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës
Hyundai ka një shef të ri
Asllani: Jemi të lumtur për pikën, sigurisht do luajmë me Uk...
Shtatë mënyra që ta zgjidhni problemin me flokët e yndyrshme