Veutra e policisë së Dubait, Bugatti Veyron është certifikuar nga Libri i Rekordeve Guinness si makina më e shpejtë e policisë ndonjëherë.
Kjo veturë mund të arrijë shpejtësinë prej 253 milje për orë që përkthyer në kilometër i bie rreth 400 kilometër për orë, transmeton arbresh.info.
Bugatti Veyron e Policisë së Dubait mund të arrijë shpejtësinë prej 96 kilometër në orë për vetëm 2.5 sekonda.
Policia e Dubait ishte pajisur me supervetura në vitin 2013 për të promovuar imazhin e vendit dhe po ashtu për të thyer barrierat mes policisë dhe publikut.
Dy veturat e para super të shpejta me të cilat ishte pajisur kjo Polici ishin Lamborghini Aventador dhe Ferrari.
Më pas, ajo ishte pajisur edhe me Aston Martin, Bentley Continental GT, Porsche Panameras dhe BMW i8s./Arbresh.info.
Rama mbledh yjet e sportit shqiptar, u premtoi mbështetje dh...
Ronaldo e nis vitin me gol, shënon nga penalltia
Driloni shpërthen ndaj Vullnetit: Nuk je ma shqiptar se unë
“Shkrihen akujt” mes Obamës dhe Trump, dyshja të...
Haxhiu: Në këto katër vjet, qytetarët janë varfëruar
Afron afati për ndalimin e rrjetit TikTok në SHBA