Zvicra nuk ju jep pasaportë nëse për arsye fetare nuk ia shtrëngoni dorën dikujt

13:03 | 26 Janar 2019
Arbresh.info

Një çift i huaj mysliman me vendbanim në Lozanë të Zvicrës, i cili kishte refuzuar shtrëngimin e dorës gjatë bisedimeve për natyralizim, definitivisht nuk do të pajiset me pasaportë zvicerane.

Dy ankesa kundër këtij vendimi janë tërhequr, informon agjencia zvicerane SDA.

Disa javë më parë, qyteti i Lozanës u njoftua nga gjykata se ankesa ishte tërhequr, tha të martën këshilltari komunal nga FDP, Pierre-Antoine Hildbrand. Me këtë rast, vendimi është definitiv.

Çifti mysliman aplikoi për nënshtetësinë zvicerane vitin e kaluar.

Megjithatë, gjatë bisedave me komisionin e natyralizimit, nuk ka dashur të shtrëngojë duart me anëtarët e gjinisë tjetër, shkruan “Blick”, përcjell Albinfo.ch. Se nga cili vend vjen çifti, nuk është bërë e ditur.

Kjo ishte njëra nga arsyet përse qyteti vendosi që në gusht 2018 se çifti nuk i plotësonte kërkesat për natyralizim.

kSipas udhëhehqësisë komunale, qëndrimi i dy personave e ka shkelur respektin për barazinë kushtetuese.

Refuzimi i shtrëngimit të duarve në Therwil BL, në pranverën e vitit 2016, ishte temë denati nëpër media të ndryshme.

Atëbotë, në shkollën e mesme lokale, administrata e shkollës i kishte ndarë përkohësisht dy nxënës myslimanë për shtrëngimin e zakonshëm të dorës, të kërkuar në shkollë.

Të dy kishin kanë refuzuar ta përshëndesin me shtrëngim dore mësuesen e tyre për arsye fetare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme