Teknologjia zvicerane preku lartësi të reja të premten, me përurimin e trenit malor me trasenë më të pjerrët në botë, në një prej restorteve alpine.
Treni me pamje futuriste, Stoos Bahn, që konsiderohet një triumf i arkitekturës moderne, u prezantua zyrtarisht pasditen e së premtes nga presidenti zviceran, Doris Leuthard.
Projekti prej 52 milionë frangash, që do të jetë i qasshëm për publikun nga dita e diel, kalon nga qyteti Schyëz në fshatin malor të Stoos, i cili gjendet 1.300 metra mbi nivelin e detit në qendër të Zvicrës.
Pjesa e poshtme e kabinave në formën e fuçive është e modifikueshme në mënyrë që pasagjerët të qëndrojnë drejt edhe kur ngjiten drejt pllajës alpine, me një pjerrësi prej 110 për qind.
Treni do të ngjisë 743 metra përgjatë një segmenti prej 1.738 metrash, në shpejtësinë e 10 metrave për sekond. Rekordin paraprak, si treni me trasenë më të pjerrët në botë e mbante “The Gelmerbahn” në qytetin e Bernës, po në Zvicër. Ai mburrej me një pjerrësi prej 106 për qind./tch/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...