Trishtilat në ishujt e Galapagos kanë evoluuan në specie të reja, duke shënuar evoluimin e parë të këtij lloji që monitorohet nga shkencëtarët.
Popullsia e trishtilave në ishullin Daphne Major në Galapagos ka kaluar ndryshime gjatë dekadave të fundit, në sajë të hibridizimit të llojeve, transmeton portali arbresh.info
Këta zogj janë pjesë e një grupi prej 15 speciesh të njohura si trishtil të Darvinit, të cilat ndihmuan Charles Darvinin me zbulimin e tij të procesit të evolucionit nëpërmjet përzgjedhjes natyrore.
Shkencëtarët mendojnë se trishtili kaktus mashkull fluturoi nga ishulli i Espanola, 65 milje larg nga Galapagos. Më pas ai u çiftëzua me një nga trishtilat vendës, një trishtil i mesëm tokësor dhe prodhuan pasardhës.
Besohej se dy specie të ndryshme nuk janë në gjendje të prodhojnë pasardhës pjellor. Tani, shkencëtarët e kuptojnë se llojet e zogjve dhe kafshëve të tjera mund të ndërthuren dhe të krijojnë të rinj pjellorë./Arbresh.info/
Raketa amerikane godasin Rusinë, Meçollari: Integriteti terr...
Abdixhiku njofton për aderimin e ri, babain e futbollistit E...
Zgjedhjet politike të 2025, Presidenti Begaj nis konsultimet...
Logopedi s’u dënua për keqtrajtimin e 3-vjeçares me autizëm,...
UEFA njofton se kanë nisur procedurat për ndeshjen mes Ruman...
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sje...