Edhe pse babai i psikologjisë moderne na tregoi kaq shumë për jetën tonë të brendshme, ai ishte shumë i prekshëm dhe vetë. Sigmund Schlomo Freud lindi në një familje hebreje të klasës së mesme në vitin 1856, në atë që është tani Republika Çeke. Ai kishte një dashuri të thellë për nënën e tij, e cila e quante atë “Sigi i artë”, dhe një armiqësi po aq të thellë për babain e tij, i cili mund ta ketë kërcënuar se do t’ia priste penisin e vogël Sigit nëse nuk do të ndalonte së prekuri atë. Jeta e tij profesionale nuk ishte një sukses i menjëhershëm.
Si një student i ri i mjekësisë ai preu me qindra ngjala në një përpjekje të pa suksesshme për të gjetur organet e tyre riprodhuese, dhe përfundimisht nuk arriti të bënte ndonjë publikim mbi këtë temë.
Pastaj ai e ktheu vëmendjen nga një drogë e re anestezike emocionuese, dhe u bëri jehonë vetive të saj të mahnitshme. Por për fat të keq, kokaina doli të ishte e rrezikshme dhe shkaktonte varësi; dhe Frojdit iu desh të ndalonte avokimin e përdorimit të saj mjekësor.
Disa vite më vonë, ai më në fund filloi të përshkruante disiplinën që përfundimisht do t’i jepte emër atij: një mjekësi e re psikologjike që e quajti psikoanalizë. Studimi që bëri histori ishte libri i tij i viti 1900 “Interpretimi i Ëndrrave” (“The interpretation of dreams”). Shumë të tjerë erdhën më pas, më të rëndësishmit “Psikopatologjia e jetes së përditshme”(“The psychopathology of everyday life”) (1901), “Principet e përtej kënaqësisë” (“Beyond the pleasure principle”) (1920) dhe Civilizimi dhe pakënaqësitë e tij (“Civilisation and its discontents”) (1930). Përveç suksesit të tij si doktor, autor, dhe ekspert psikologjik, ai shpesh ishte i palumtur. Ai ishte shumë i dhënë pas punës dhe në besim të plotë ishte shprehur një shoku, “Unë nuk mund ta imagjinoj jetën pa një punë të rehatshme.”
Gjatë një pjese të veçantë të hulumtimit të tij, ai regjistroi “Pacienti më kryesor me të cilin jam i preokupuar është vetja ime…” Ai mund të ishte shumë xheloz për kolegët e tij. Atij një herë i ra të fikët duke parë Carl Jung të jepte fjalim, dhe i ndaloi po thuajse të gjithë studentët që të ndiqnin Alfred Adlerin. Ai ishte i bindur se do të vdiste ndërmjet moshës 61 dhe 62 dhe i kishte fobi të tmerrshme për ato numra. Ai një herë u befasua gjatë një qëndrimi në Athinë kur dhoma e tij mbante numrin 31, gjysma e 62. Ai e qetësonte veten me cigaren e tij të dashur, por gjithashtu ishte shumë i vetëdijshëm për këtë, sepse mendonte se ishte një zëvendësim për zakonet e tij të mëparshme të masturbimit.
Frojd me disa nga kolegët e tij. Ai ishte veçanërisht xheloz për Carl Jung (në fund të djathtë)Sidoqoftë, dhimbjet dhe ankthet e tij private ishin në fakt pjesa me kontributin më të madh tek ai: investigimi i tij në pakënaqësinë e çuditshme të mendjes njerëzore.
Puna e tij na tregon në thelb se ndërgjegjja, pjesa racionale e mendjes, nuk është, me fjalët e tij, “zot në vetë shtëpinë e tij”. Në vend të kësaj, ne drejtohemi nga forca konkurruese, disa kalojnë përtej përceptimeve tona. Ne duhet ta ndjekim atë – sado të çuditshme, të pavendosura apo humoristike mund të duken disa nga teoritë e tij – sepse ai na jep një dëshmi të ndritur se përse të jesh njeri është me të vërtetë e vështirë.
Kënaqësia kundër Realitetit.
Frojdi së pari paraqiti një teori për konfliktin e brendshëm në esenë e tij “Formulations on the two principles of mental functioning,” e shkruar në vitin 1911. Aty ai përshkruajti aty “parimin e kënaqësisë,” i cili na drejton drejt gjërave të pëlqyeshme si seksi dhe hamburgerët e djathit dhe larg nga gjërat e pakëndshme si lodhja dhe njerëzit e bezdisshëm. Jeta jonë fillon të qeveriset vetëm nga ky instinkt; ashtu si foshnjet ne sillemi pak a shumë sipas parimit të kënaqësisë.
Ndërsa rritemi, pandërgjegjshmëria jonë vazhdon të bëjë të njëjtën gjë, sepse “pavetëdija është gjithmonë foshnjore.”
Fëmijët kryesisht ndjekin parimin e kënaqësisë dhe kërkojnë drejtpërdrejt kënaqësi duke shmangur dhimbjen.Problemi, tha Frojd, është se ndërsa bëhemi më të vjetër, ne nuk mundemi thjesht të ndjekim parimet e kënaqësisë, sepse do të na drejtonte për të bërë gjëra të çmendura si të flemë me anëtarë të familjes, të vjedhim hamburgerin e tjetrit, dhe të vrasim njerëzit që na besdisin. Ne duhet të marrim parasysh çfarë quajti ai “parimi i realitetit.” Në mënyrë ideale, ne i përshtatemi kërkesave të parimit të realitetit një një mënyrë të dobishme dhe produktive: “një kënaqësi momentale, e pasigurt në rezultatet e saj, tërhiqet, por vetëm me kushtin që të fitojë gjatë rrugës së re një kënaqësi të sigurt të kohës së mëvonshme.”
Ky është parimi themelor i fesë, arsimit dhe shkencës: ne mësojmë të kontrollojmë veten dhe të largojmë kënaqësinë afatshkurtër për të arritur më shumë (dhe zakonisht më shoqërisht- e pranueshme) kënaqësi afatgjatë.
Por Frojd vuri re se në praktikë, shumica prej nesh luftojnë me këtë. Ai besonte se kishte lloje më të mira dhe më të këqija të përshtatjeve ndaj realitetit; ai i quajti neurozat e vështira. Në rastet e neutozës, ne e lëmë menjanë – ose shtypim – impulsin e kënaqësisë, por me një kosto. Ne bëhemi të palumtur ose madje – në një kuptim – të çmendur, por nuk i kuptojmë simptomat.
Për shembull, ne mund të luftojmë për të shtypur tërheqjen tonë për njerëz që nuk janë partneri ynë. Megjithatë, kjo luftë është shumë e dhimbshme për ta përjetuar direkt gjatë gjithë kohës, kështu në mënyrë ta pavullnetshme ne do ta shtypim atë. Në vend të kësaj, ne do të përjetojmë mashtrime të xhelozisë për partnerin tonë, dhe do të bindemi se po na tradhton. Ky është një projeksion i ankthit tonë të vërtetë.
Frojdi mendoi se jeta ishte e mbushur me këto lloj neurozash, të sjella si rezultat i një konflikti ndërmjet “identitetit tonë”, të drejuar nga parimi i kënaqësisë, dhe “egoja”. Herë të tjera neurozat vijnë për shak të një lufte midis egos dhe superegos, e cila është ana jonë moraliste. Në mënyrë që të kuptojmë këto dinamika, ne zakonisht do të duhet të mendojmë për kohën gjatë jetës tonë që gjeneron neurozat më të shumta:
FËMIJËRIA
Fëmijëria është me të vërtetë koha kur mësojmë të përshtatemi në mënyra të ndryshme ndaj realitetit, për të mirë ose (shpesh) për të keq. Si foshnje, dalim plot dëshira të papërpunuara. Ndërsa rritemi, gjithsesi ne “civilizohemi” dhe kështu sillemi përballë realitetit shoqëror.
Nëse ne nuk përshtatemi mirë, do të na shkaktohen probleme. Së pari në historinë tonë psikologjike vjen ajo që Frejt e quajti “faza orale” ku ne kemi të bëjmë me të ngrënit. Ne jemi të lindur që dëshirojmë të pimë nga gjiri i nënës sa herë që duam. Megjithatë, me kalimin e kohës, duhet që ta lëmë. Kjo është shumë e vështirë për ne. Nëse prindërit tanë nuk janë të kujdesshëm (ose më keq, nëse janë pak sadistë) mund të marrim të gjitha llojet e neurozave: vetë-mohim të brendshëm, përdorim të ushqimit për të qetësuar veten ose armiqësinë ndaj gjirit.
Mbi të gjitha, ne luftojmë me varësinë. Nëse nënat tona presin shumë kohë, ne mund të rritemi për të qenë shumë kërkues dhe të befasuar kur bota e jashtme nuk na siguron gjithçka që duam. Ose, mund të mësojmë të mos besojmë në varësinë nga të tjerët krejtësisht. Pastaj vjen “faza anale” (më shpesh e njohur si “trajnimi i vockël”) ku ne përballemi me sfidat e nevojës. Prindërit tanë na tregojnë se çfarë të bëjmë dhe kur të shkojmë – ata na tregojnë se si të jemi të mirë. Në këtë fazë fillojmë të mësojmë rreth testimit të kufijve të autoritetit.
Ne gjithashtu mund të ndalojmë shpenzimin e parave. Nga ana tjetër, nëse prindërit tanë janë shumë tolerantë, ne mund ta provojmë kufijtë e autoritetit dhe të njerëzve të tjerë shumë shpesh. Kjo nuk drejton vetëm tek “të bërit rrëmujë” si një foshnje, por edhe tek të qënët të shthurur dhe të pakujdesshëm kur jemi më të moshuar. Frojd thotë se mënyra se si reagojnë prindërit tanë ka shumë rëndësi.
Nëse ata na turpërojnë kur nuk ia dalim të përmbushim gjërat, ne mund të zhvillojmë të gjitha llojet e frikës dhe anktheve. Por në të njëjtën kohë ne duhet të mësojmë rreth kufijve dhe sjelljes së duhur shoqërore. Me pak fjalë, trajnimi fillestar është koha kryesore për të lundruar në konflikt midis kërkimit tonë të kënaqësisë dhe kërkesave të prindërve tanë. Ne duhet t’i përshtatemi këtyre kërkesave siç duhet, ose do të përfundojmë me probleme serioze.
Frojdi dhe familja e tij; Familja si skena fokale e formimit të neurozës.Më pas vjen “faza fallike” (shkon deri në moshën 6 vjeçare), ku adresojmë problemet e dëshirave gjenitale dhe dëshirat seksuale të sapo formuara dhe të pamundura. Frojd i tronditi bashkëkohësit e tij duke insistuar që fëmijët e vegjël janë seksualë: ata kanë ndjenja seksuale, provojnë ereksione, masturbojnë, duan ta fërkojnë veten në objekte dhe njerëz të ndryshëm (madje edhe tani, kjo ide i vë njerëzit në parehati). Në kohën e Frojdit, fëmijës do t’i thuhej të ndalonte me dhunë; tani ne ua themi këtë me butësi. Por thelbi është i njëjtë: nuk mund të lejojmë seksualitetin e fëmijërisë.
Frojd tha se fëmijët i drejtojnë impulset e tyre seksuale ndaj prindërve të tyre. Ai përshkroi atë që ai e quajti kompleksin e Edipit (të quajtur sipas figurës tragjike greke), sipas të cilës ne jemi të gjithë në mënyrë të pandërgjegjshme të predispozuar ndaj “të qenit i dashuruar me një prind dhe të urrejmë tjetrin”. Kjo tingëllon shumë e çuditshme, por ia vlen të thuhet për të gjithë. Zanifillën e ka këtu: si fëmijë, shumica prej nesh janë shumë të lidhur me nënat tona.
Në fakt, Frojd thotë se djemtë e vegjël automatikisht i drejtojnë impulset e tyre seksuale primitive ndaj saj. Megjithatë, pa marrë parasysh se sa na do ajo, mami gjithmonë do të ketë një jetë tjetër. Ajo me siguri ka një marrëdhënie (ndoshta me babain tonë) ose nëse jo, një numër përparësish të tjera që na lënë të ndihemi të frustruar dhe të braktisur si fëmijë. Kjo e bën veten tonë të mitur të ndihet xheloze dhe e zemëruar – dhe gjithashtu me turp dhe fajtore për këtë zemërim. Një fëmijë i vogël mashkull veçanërisht do të ndiejë urrejtje ndaj personit që merr mamanë larg dhe gjithashtu ka frikë se ai person mund ta vrasë atë.
Ky kompleks i tërë – tani fjala ka kuptim – siguron një sasi të madhe ankthi për një fëmijë tashmë të vogël. (Sipas Frojdit, vajzat e vogla nuk e kanë më të lehtë – vetëm se ata kanë një kompleks paksa të ndryshëm).
Fëmijëria është e mbushur me xhelozinë dhe çështjet e lidhura me lidhjen, veçanërisht ndaj nënave tonaPor të gjitha llojet e gjërave mund të shkojnë shumë keq. Shumica prej nesh përjetojnë një formë të konfuzionit seksual rreth prindërve tanë që më vonë lidhen me idetë tona të dashurisë. Mamaja dhe babai të dy na japin dashuri, por e përziejnë atë me lloje të ndryshme sjelljesh shqetësuese. Megjithatë, sepse i duam dhe varemi prej tyre, ne qëndrojmë besnik ndaj tyre dhe gjithashtu ndaj modeleve të tyre shkatërruese.
Pra, për shembull, nëse nëna jonë është e ftohtë dhe bën komente të dobëta, ne do të jemi të prirur për ta dëshiruar ose për të na u dukur shumë e mirë. Si rezultat, megjithatë, mund të jemi të prirur për ta asociuar gjithmonë dashurinë me ftohtësinë.
RRITJA
Në mënyrë ideale, ne duhet të jemi në gjendje të kemi seks gjenital pa probleme, dhe në një afat të gjatë, të bashkojmë dashurinë dhe seksin me dikë që është i mirë. Natyrisht, kjo ndodh rrallë. Në mënyrë tipike, nuk mund ta ndezim dëshirën seksuale dhe dashurinë njëkohësisht ndjenja seksuale nuk i përket ndjenjave të buta.
Frojd krahasoi çështjet e ngjashme që ne shpesh e kemi me intimitetin ndaj iriqve gjatë dimrit: ata duhet të përqafohen për ngrohtësi, por ato gjithashtu nuk mund të vijnë shumë afër, sepse janë me gjemba. Ai e mori hua këtë analogji nga një tjetër Mendimtar i Madh, Schopenhauer.Neurozat nuk krijohen vetëm brenda individëve. E gjithë shoqëria mban neurotikë. Në librin e tij “Civilizimi dhe pakënaqësitë e tij” (1930), Frojd shkroi se një shkallë represioni dhe mosfunksionimi psikologjik është thjesht kostoja e jetesës në një shoqëri. Shoqëria insiston në rregullimin e seksit, imponon tabunën e incestit, kërkon që të largojmë dëshirat tona të menjëhershme, kërkon që ne të ndjekim autoritetin dhe i bën të hollat të disponueshme vetëm përmes punës. Një civilizim jo represiv është një kontradiktë.
ANALIZA
Frojdi u përpoq të shpikte një kurë për neurozën: psikoanalizën. Por që nga fillimi, oferta ishte shumë e kufizuar. Ai mendonte se pacienti duhet të jetë nën pesëdhjetë, ose mendjet e tyre do të ishin shumë të ngurta. Ishte shumë e shtrenjtë, veçanërisht pasi mendonte se pacientët e tij duhet të vinin katër herë në javë.
Dhe ai ishte mjaft pesimist për rezultatin: ai besonte se në rastin më të mirë ai mund të transformonte pakënaqësinë histerike në mjerimin e përditshëm. Megjithatë, ai mendonte se me një analizë të vogël, njerëzit mund të zbulonin neurozat e tyre dhe të përshtateshin më mirë me vështirësitë e realitetit.
Zyra e Frojdit në Londër, me një shtrat për pacientët e tij për t’u ulur ose për t’u shtrirë në analizëKëtu janë disa nga gjërat që Frojd pa se duhej të “analizoheshin” në seancat e tij:
ENDRRAT
Frojd besonte se gjumi ishte një rast për ne për t’u relaksuar nga vështirësitë e të qënit të ndërgjegjshëm, dhe veçanërisht për të përjetuar atë që ai e quajti përmbushje e dëshirave.
Sapo të zgjohemi, duhet të kthehemi në botë dhe në diktatet e superego-s sonë moraliste, prandaj zakonisht i shtypim ëndrrat tona. Kjo është arsyeja pse ne shpejt harrojmë ëndrrat sado vërtet emocionuese të kenë qënë ato.
PARAPRAKSI
Frojd donte të kuptonte se si pacientët e tij përdornin fjalët. Ai mendonte se ishte veçanërisht e thënë kur ata kishin një gabim të gjuhës, ose një parapraxis (ne tani quajmë këto gabime “Lapsuse Frojdiane”). Për shembull, Frojdi shkroi për një njeri që e pyeti gruan e tij (të cilën ai nuk e donte) që t’i bashkohej atij në Amerikë. Ai donte të thoshte që ajo të merrte anijen Mauretania, por në fakt ai i shkroi se ajo duhet të vinte në Lusitania – e cila u fundos në brigjet e Irlandës nga një nëndetëse Gjermane në Luftën e Parë Botërore, duke rezultuar në humbjen e të gjithëve në bord.
SHAKATË
Frojd mendonte se humori ishte mekanizëm mbijetesor psikologjik. Në shaka e tij dhe në raportin e tyre me pandërgjegjshmërinë, ai shpjegoi: “Shakatë mundësojnë kënaqësinë e një instinti (qoftë joshëse apo armiqësore) përballë një pengese që qëndron në rrugën e saj.” Shkurtimisht, përrallat – si ëndrrat – na lejojnë ne që të anashkalojmë autoritetin dhe të kënaqim dëshirat.
Ai vdiq në vitin 1939 nga kanceri në nofull. Duke ndjekur hapat e Frojd, analistë të tjerë zhvilluan teknika të reja psikoanalitike, dhe me kalimin e kohës fushën e gjerë dhe të larmishme të psikiatrisë moderne.
Pjesa më e madhe e terapisë moderne është shumë e ndryshme nga ajo e Frojdit, por gjithçka filloi me premisën e tij për të zbuluar pjesët e errëta dhe të vështira të jetës sonë të brendshme dhe për t’i zbutur ato, ngadalë, nën drejtimin e një dëgjuesi të trajnuar.
Ne mund të mendojmë se e kemi tejkaluar Frojdin, ose se ai ishte qesharak gjatë gjithë kohës. Ka një tundim të thuhet se ai e ka shpikur gjithçka, dhe jeta nuk është aq e vështirë sa ç’thotë ai. Por, një mëngjes, ne e gjejmë veten të mbushur me zemërim të pashpjegueshëm ndaj partnerit tonë, ose duke u drejtuar me ankth të rreptë në tren për në punë dhe na kujtohet sërish se sa e vështirë dhe Frojdiane është në të vërtetë puna jonë mendore. Sigurisht që ne mund të vijojmë ta refuzojmë ende punën e tij. Por, siç Frojd tha, “Askush nga ata që vazhdon ta mbajë fshehur çelësin nuk do të jetë kurrë në gjendje ta hapë derën”. /Konica.al/
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.org/shneta/zigmund-frojd-pse-njerezve-u-rri-mendja-gjithe-diten-vec-per-seks-426402/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...