Zhytësit zbuluan një anije të fundosur të shekullit të 19-të, që përmbante shishe shampanjë, në brigjet suedeze. Një grup nga Polonia po zhytej në Baltik 20 milje detare (rreth 37 kilometra) në jug të ishullit Åland, kur aksidentalisht gjetën një varkë që besohet se ishte një anije tregtare, raporton Guardian.
Zhytësit numëruan rreth 100 shishe shampanjë në zonën e ngarkesave të anijes, si dhe porcelan dhe ujë mineral.
“E gjithë rrënoja është e mbushur deri në buzë me arka shampanjë, ujë mineral dhe porcelani. Kam 40 vjet që zhytem dhe ndodh shpesh që të ketë një ose dy shishe… por të zbulosh një gërmadhë me kaq shumë ngarkesë, kjo nuk më ka ndodhur kurrë”, tha Tomasz Stachura, udhëheqës i grupit të zhytjes “Baltictech”.
Zhytësit thanë se kishin informuar autoritetet rajonale suedeze për rrënojat, por se do të duhej kohë për të nxjerrë shishet e shampanjës në breg.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?