Zhduket pjesa e cila thuhet se ishte e vetmja në Tokë që mund të revolucionarizonte jetën.
Sipas Independent, pjesëza e vogël e hidrogjenit metalik e krijuar qëllimisht nga shkencëtarët e Universitetit Harvard, është zhdukur, transmeton arbresh.info.
Një teori tregonte se metali do të ishte super përçues i aftë që të përmirësonte në mënyrë dramatike gjithçka që ka të bëjë me energjinë elektrike, duke krijuar kompjuterë më të shpejtë, duke ruajtur sasi të mëdha të energjisë që humbet në transmetim dhe duke nisur kështu një brez të ri të automjeteve super-efikase elektrike.
Gjithashtu mund të përdorej edhe për të krijuar një lloj shumë më të fuqishëm të karburantit të raketave, duke ia mundësuar njerëzimit të eksplorojnë sistemin diellorë si kurrë më parë.
Mostra e vogël ishte duke u mbajtur mes dy diamanteve në një presion më të madh se në qendër të planetit, dhe në një temperaturë afër zeros absolute, teksa i studioheshin vetitë.
Por në një përpjekje për të matur trysninë, duke përdorur laser me fuqi të ulët, kishte shkuar tmerrësisht keq ku me një “click” të vogël një prej diamanteve ishte shpartalluar në një pluhur të hollë, duke u zhdukur edhe hidrogjeni metalik.
Disa fizikanë të tjerë kanë vënë në dyshim ekzistencën e kësaj substance dhe e kanë quajtur “zhdukjen” si arsyetim për fshehur dështimin për krijimin e tij./Arbresh.info
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...