Zgjohet nga gjumi, bëhet gati të dalë nga shtëpia, por nuk mundet… i kishin ngritur një mur me tulla në derë

21:21 | 4 Janar 2017
Arbresh.info

Një person në Gjermani është zgjuar me një surprizë aspak të këndshme. Ai vendosi të dilte nga shtëpia, por para derës kryesore dikush i kishte ngritur një mur me tulla.

Ngjarja aspak e zakontë ndodhi në Mainhausen, pranë Offenbach në Gjermani dhe lajmi u konfirmua edhe nga policia lokale.

Sipas policisë, muri është ngritur brenda pak minutave, ndërsa motivet janë ende të paqarta, ndoshta një shaka, hakmarrje, ndërsa nuk është përjashtuar edhe ndonjë bast i vënë nga autorët, raporton tch.

Policia është vënë në kërkim të disa të dyshuarve, ndërsa dëmtimi i pronës është vlerësuar rreth 500 euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme