Zgjidhte rubikonin derisa voziste (VIDEO)

12:53 | 11 Korrik 2016
Arbresh.info

Të mundohesh ta zgjidhësh kubin e rubikonit është njëra ndër gjërat më të vështira dhe e cila kërkon koncentrim të lartë për ta bërë.

Por, të mundohesh ta bësh derisa jeni duke vozitur është më se e jashtëzakonshme, sepse ju e rrezikoni veten dhe të tjerët.

Sidoqoftë, një gruaje në autostradën e Manchester-it nuk i ka interesuar shumë kjo pasi që ajo po mundohej ta zgjidhte rubikonin dhe të voziste në të njëjtën kohë.

Kjo ndodhi është incizuar nga një vozitës tjetër i cili ishte i befasuar nga ajo që po shihte.

Pamjet i janë dërguar lajmeve qendrore të Manchesterit duke u shpërndarë gjithandej nëpër rrjete sociale.

https://www.youtube.com/watch?v=XFajXFGNuGY

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme