Zgjidhni një sy dhe zbuloni personalitetin që keni

23:02 | 16 Korrik 2018
Arbresh.info

Jeni gati për një test që do të zbulojë shumë sa i përket anëve të errëta të përsonalitetit tuaj? Fillimisht zgjidhni në mënyrë preferenciale njërin nga nëntë sytë në foton mësipër…

Nëse zgjedhja juaj ishte syri me numrin 1, atëherë ju jeni një shpirt i ndjeshëm:

Ju jeni një person shumë i butë dhe gëzoni simpatinë e të gjithëve. Në përgjithësi jeni tepër emotivë dhe më mirë të lëndoheni ose të mërziteni sesa të mos ndjeni fare emocione.

Megjithatë ju preferoni t’i shmangeni sa më shumë dramave dhe zhgënjimeve, ndaj dhe gjërat tuaja nuk i ndani me botën.

Të përgjegjshëm

Ky është tipari që ju karakterizon. Është një nga vlerat themelore të jetës dhe ju përpiqeni ta ndiqni, për tu perfeksionuar sa më shumë. Por harruat se perfeksioni është thjesht një iluzion?

Motoja juaj është: “Jini ndryshimi që dëshironi të shihni në botë”. Dhe kjo është ajo që përpiqeni të bëni çdo ditë.

Ju jetoni të shkuarën

Fatkeqësisht po, por merreni parasysh një këshillë: E shkuara mbetet e shkuar! Mos lejoni që ajo të bllokojë ndjenjat tuaja dhe t’ju pengojë zgjedhjet e së ardhmes.

Forca që keni brenda vetes do t’ju bëjë që shumë shpejt të gjeni paqen. Mjaft e gjykuar veten pasi ky/kjo që jeni është falë të kaluarës.

Ju jeni analitikë

Ju pëlqen të vëzhgoni dhe analizoni detajet. Ju pëlqen të shqyrtoni fjalët dhe imazhet për të kuptuar botën rreth jush.
E shihni jetën si një enigmë dhe përpiqeni të njihni kuptimin e gjërave.

Ju jeni misterioz

Ju jeni tipi i personit i cili ende nuk e ka realizuar veten, por jeni të sigurt për një gjë: nuk ju pëlqejnë etiketimet. Ju pëlqejnë kontraditat dhe jeni natyrë që prekeni lehtësisht edhe nga gjërat më të thjeshta. Sidoqoftë, ju nuk ndani shumë gjëra për veten me të tjerët.

Ju pëlqen të jeni më tepër spektator, të shihni reagime dhe të vëzhgoni. Ju thoni vetëm gjëra për të cilat jeni absolutisht të sigurt.

Ju jeni një person i ndjeshëm, i butë

Ju qani dhe qeshni lehtë sepse i përjetoni shumë gjërat. Emotivë, të ndjeshëm, nuk keni frikë t’i tregoni botës dobësitë tuaja ose sa të brishtë jeni sepse mendoni se nuk ka asgjë për t’u fshehur.

Ju jeni një person i zjarrtë

Ju jeni tipi i personit që është shumë energjik dhe pasionant. Keni ndikim tek njerëzit dhe gëzoni admirimin e të gjithëve. Urreni ose dashuroni me gjithë forcën e zemrës. Për ju gjërat janë bardhë e zi.  Grija nuk ekziston!

Ju jeni një person ecentrik

Ju jeni person me hobi dhe interesa të pazakontë. Një term që përcakton atë që jeni në të ërtetë është fjala “unik”.  Keni mënyrën tuaj të të vepruarit dhe menduarit, shpeshherë i besoni instiktit.

Përpiqeni të jeni një shembull i mirë për të gjithë dhe t’i ndihmoni të tjerët të ndjekin ëndrrat e tyre sepse ju besoni se këtu qëndron lumturia e vërtetë.

Ju jeni aventurier

Thuaj aventurier dhe i ke thënë të gjitha. Udhëtimi është gjëja që ju pëlqen të bëni më shumë, jeni karizmatik dhe shumë i sjellshëm e social.
Jeni gjithmonë aty kur njerëzit kanë nevojë për ju dhe shumë i predispozuar për t’i ofruar ndihmë.

Image

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme