Vëzhgoni me vëmendje fotografinë e mësipërme, cila prej pendëve të paraqitura tërheq vëmendjen tuaj?! Zgjedhja juaj mund të zbulojë shumë të fshehta të karkaterit tuaj:
– Penda 1: Linja e bardhë që ka tendencë në të djathtë, e vendosur në qendër të pendës që keni zgjedhur, tregon prirjen tuaj për të parë drejt së ardhmes. Ju dëshironi të vazhdoni pavarësisht nga vështirësitë me të cilat jeni ndeshur. Penda që keni zgjedhur, në fakt, paraqet dy ” prerje” një në pjesën e përparme të majtë (një plagë shumë e vjetër emocionale) dhe një në anën e djathtë (plagë që ndikojnë në të ardhmen). Pavarësisht nga këto “çarje” ju keni fituar aftësinë për të besuar në veten tuaj dhe jeni në gjendje të dalloni njërëzit që duhet të qëndrojnë pranë jush nga ata që duhet të largohen nga rruga juaj.
– Penda 2: Penda që ju keni zgjedhur tregon një jetë të vështirë, e cila është e lidhur me të dashurit tuaj; mund të jetë një prind që kërkon shumë vëmendje (për probleme shëndetësore ose diçka tjetër), një fëmijë për t’u kujdesur, një i dashur në vështirësi ose një anëtar i familjes i cili nuk lë asnjë hapësirë për rritjen tuaj. Vini re ” rrjedhën” e pendës, pavarësisht nga rrënjët (që në këtë rast përfaqësojnë kushtet e njohura), paraqet një prerje që llon në të djathtë. Kjo simbolizon dëshirën për t’u rritur, e dini se ndryshimi nuk është i afërt dhe se do të duhet të presësh, por nga ana juaj ka vetëdije dhe pritshmëri që ” sapo të mbarojë koha” do të duhet të veproni dhe të përqendroni gjithçka në mirëqenien personale.
– Penda 3: Linjat e bardha të pranishme në qendër të pendës që keni zgjedhur ecin paralel pa u takuar asnjëherë. Kjo tregon gabime të përsëritura të vetëdijshme, sidomos në fushën sentimentale. Nuk jeni shumë të gatshëm të ndryshoni: keni frikë të guxoni dhe të dilni nga sfera e rehatisë. Këto frikëra janë padyshim një trashëgimi e së kaluarës që ju ka bërë të jeni shumë të rreptë me veten.
– Penda 4: Ndryshe nga të gjitha pendët e tjera, ajo që keni zgjedhur ka linja qendrore që lidhen me pafundësinë. Nga njëra anë, ato simbolizojnë një jetë të mbushur me sfida dhe nga ana tjetër janë emblema e karakterit tuaj. E kaluara juaj nuk është pa vështirësi, por mënyra juaj e jetesës dhe karakteri juaj i fortë, i ka mbyllur ato në rolin e “sfidave” me të cilat ballafaqoheni gjithmonë.
– Penda 5: Kjo pendë dallon fuqishëm nga të tjerat dhe meriton vëmendje të veçantë. Pendët e tjera tregonin njerëzit, në një mënyrë apo tjetër, të kushtëzuar nga një përvojë e kaluar. Sigurisht që nuk është rasti juaj. Kjo nuk do të thotë se në të kaluarën ju keni përjetuar vuajtje, por thjesht keni kërkuar të hidhni çdo plagë në pjesën më të brendshme tuajën./living.al
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...