Google ADS

Zgjidhni një pendë dhe zbuloni çfarë thotë për ju

19:57 | 25 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Psikoanalistët dhe ekspertët theksojnë se nënndërgjegjja është pjesë kryesore e ndërgjegjjës, por që në fakt ne nuk jemi të vetëdijshëm për këtë.

Sipas tyre personaliteti i një njeriut varet nga shumë gjëra, duke përfshirë edukimin, ndikimin e kolegëve, ekspozimin, etj, transmeton portali arbresh.info

Në lidhje me personalitetin, psikologët kohëve të fundit janë duke e përdorur një eksperimet që përmes pendës zbulojnë më shumë për ju.

Nga këto 5 pendë, zgjidhni 1 dhe zbuloni më shumë për veten.

z2hjk7ti

Penda #1

Ju shmangni konfliktet. Ju pëlqen të qëndroni në një mjedis të qetë. Ndonjëherë kur njerëzit përpiqen të flasin me ju që në mëngjës, koka juaj ngjan sikur do të shpërthejë. Shkoni shumë mirë me shokët dhe shumë lehtë krijoni miq të rinjë. Në të vërtetë jeni shumë popullor për karakterin tuaj misterioz. Dobësia juaj është paaftësia për të thënë ‘jo’.  Në përgjithësi, ju pajtoheni edhe të jetoni në ‘ferr’ vetëm për të qenë person i mirë.

Penda #2

Talenti është emri juaj i mesëm, sepse ju e dini se saktë se cilat janë gjërat e mira që ju duhen juve. Jeni shumë perfeksionist. Nuk jeni inferior karshi problemeve dhe nuk pranoni as të tjetër që të jenë të tillë me ju. Vetmia është e preferushme për ju, sepse ju ndihmon që të mbledhni mendjen. Mbi të gjitha ju kërkoni që të keni një mendje të shëndoshë.

Penda #3

Ajo që ju karakterizon juve është dëshira për të eksploruar për gjëra të reja. Nuk pranoni të qëndroni i/e mërzitur. Në shumicën e rasteve, ju ndërhyni shpesh. Keni standarde të larta dhe mundoheni shumë për të arritur qëllimin e tyre. Ju keni forcë që të udhëheqni edhe një ushtri. Megjithatë, pika e dobët është se shpeshherë nuk i zgjidhni miqtë e duhur.

Penda #4

Ju e dini saktësisht se kush jeni dhe pajtoheni me aq. Çuditërisht, koka juaj shpesh herë mbulohet me ‘re’.  Disa mendojnë se jeni mbizotërues për shkak të qëndrimit të palëkundur në shumë situata. Juve është e pamundur të ju mashtrojnë. Gjithmonë krenoheni për përsosmërinë, por mos harroni se jeni njeri dhe ju lejohet të bëni gabime.

Penda #5

Ju frymëzoni art. Keni intuitë të zhvilluar dhe talent të madh për krijuar. Ajo që ju mban në këmbë është vetë-besimi. Ju nuk e merrni punën si të mirëqenë dhe përpiqeni derisa detaji i fundit të shkojë në vend. Mundoheni që të bëni më të mirën për njerëzit përreth. Megjithatë, të gjithë dashurinë që keni e jepni e për të tjerët, ndërsa harroni vetën. Kujdes, është gjë e mirë të dashuroni edhe veten./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme