Dashuria nuk është e njëtrajtshme dhe gjithçka varet nga dy personat në marrëdhënie. Disa pëlqejnë romancat tipike ku nuk shihet asnjë problem në shprehjen e ndjenjave, ndërkohë që disa të tjerë janë më të rezervuar për ndjenjat e tyre.
Pavarësisht kësaj, çdo dashuri është e mirë për shëndetin tonë mendor, në cfarëdo forme që ajo mund të jetë.
Të ndërtosh një marrëdhënie të lumtur kërkon një punë të madhe që jo gjithmonë të lumturon në fund. Në ccdo histori ne përfshihemi me gjithë qenien tonë, shpesh duke lënë jashtë personalitetin tonë.
Ndërkohë që sot, ne duam të të prezantojmë me një test psikologjik, ku thjesht duhet të zgjedhësh një nga katër pemët e dashurisë që të pëlqen më shumë dhe ne do të tregojmë mbi karakteristikat e personit më të përshtatshëm për ty.
Pema e parë: Kjo pemë zgjidhet nga personat e fortë, me kurajo, romantikë dhe me një zemër të madhe. Je i sigurtë në vete, i fortë, racional. Edhe pse ke pak vështirësi në përshtatjen me mjediset e reja, sërish ia del pas pak kohësh.
Në raportet me seksin e kundërt, ti sillesh me shumë ndershmëri, pasi beson se sinqeriteti dhe ndershmëria mund ta forcojnë marrëdhënien tuaj. Në familje je një person kreativ dhe shumë mbështetës ndaj anëtarëve të tjerë. Nuk lejon asnjëherë që problemet jashtë shtëpisë të ndikojnë në familjen tënde.
Pema e dytë: Ti nuk i merr shumë parasysh opinionet e të tjerëve, pasi beson shumë tek vetja jote. Me shumë mundësi, ke një qëllim në madhe në mendje dhe pas tij kapesh me thonj, derisa ta arrish.
Në raportet me seksin e kundërt, je duke krijuar një plan për të zhvilluar një marrëdhënie, e cila do mund të forcohet me kalimin e kohës. Je person i qëndrueshëm dhe me arsye, edhe pse shpesh herë i ke edhe ti disa shpërthime emocionesh.
Pema e tretë:Je shumë xhentil, i apasionuar pas romantizmit dhe estetikës. Përqendrohesh shumë tek vetja dhe i dëgjon fjalët e të tjerëve. Je xhentil, përpiqesh të shmangësh argumentat e të arrish në kompromise.
Në një marrëdhënie po kërkon një gjysmë më të fortë që të jetë mbrojtja jote dhe një mur i fortë ku ti të mbështetesh. Je plot dashuri dhe energji pozitive brenda vetes, ndaj dhe në marrëdhënie i kaloni më mirë periudhat e zymta.
Pema e katërt: Je një person që synon plotësimin, rregullin, korrektësinë. Ke një sërë rregullash strikte që i ndjek në jetë. Nuk të pëlqejnë konfliktet, por mund t’i japësh një ndihmë në konflikte personave që kanë nevojë.
Ti ndërmerr nisjen e marrëdhënieve me perosna që kërkojnë të ndërtojnë diçka serioze dhe afatgjatë, shkruan living.al. Kërkon të jesh ti lideri në një lidhje dhe kur e arrin, shndërrohesh në një partner shembullor.
Zgjidhni një pemë dhe zbuloni “te fshehtat” keni kur jeni në një marrëdhënie
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin