“Le Guetteur” ka botuar, të mërkurën e 6 prillit 1881, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me kërcënimin asokohe të Ali Pashë Gucisë ndaj guvernatorit të Selanikut, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Sipas një shkrese të dërguar nga Konstandinopoja tek “Standard-i”, thuhet se Ali Pasha i ka dërguar një telegram nga Gucia guvernatorit të përgjithshëm të Selanikut, se 70,000 shqiptarë do të marshonin në këtë qytet, nëse udhëheqësit e Lidhjes Shqiptare, të arrestuar së fundmi, nuk do të liheshin të lirë brenda njëzet e katër orëve.
Lidhja së pari do të përgatitej për të sulmuar garnizonin e Shkupit nëse të burgosurit do të mbaheshin më gjatë.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?