Google ADS

Zbulohet planeti i ri 31 vite drite nga Toka që mund të jetë i banueshëm

12:51 | 1 Gusht 2019
L G

NASA ka deklaruar të mërkurën se sateliti i saj TESS ka zbuluar një planet që potencialisht mund të jetë i banueshëm vetëm 31 vite larg sistemit tonë solar.

Kjo ka rëndësi për shkak se është hera e parë që një planet me potencial banimi është zbuluar kaq afër.

Astronomët nga Instituti i Astrofizikës në Ishujt Kanarie dhe në Universitetin e Lagunës në Spanjë kanë publikuar të dhënat në ditarin e Astronomisë dhe Astrofizikës, dhe po ashtu janë publikuar të dhënat në konferencën e astronomëve në Kambridge, Masachusets.

Zbulimi është bërë duke vrojtuar yllin GJ 357b, dhe gjatë këtij vrojtimi është zbuluar ky planet së bashku me dy planetë tjerë të cilët janë të pabanueshëm për shkak të afërsisë së tyre me diellin e këtij sistemi dhe nxehtësisë shumë të madhe.

Lisa Kaltenegger, që ishte drejtuese e këtij grupi ndërkombëtar të astronomëve që bënë zbulimin, thotë se do të vazhdojnë hulumtimin më të deajishëm të këtij planeti me teleskpët më të sofistikuar që ndodhen në Kili. Në zbulime do të shihet se a ka në të burime të ujit apo është vend shkëmbor./Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme