Zbulohet një specie e re dinozauri

00:47 | 10 Dhjetor 2018
Trina Galanxhi

Një specie e re dinozauri u zbulua në Australi, saktësisht dy fragmente të nofullës, për here të parë në gati një shekull.

Tregtari i opaleve, Mike Poben kishte gjetur fragmentet në vitin 2013 nga një minator në qytetin minerar të Lightning Ridge.

Poben ka zbuluar dy fragmente të nofullës, 16 dhe 25 milimetra, së bashku me paleontologun e Universitetit të New England Phil Bell, i cili pas studimeve të gjera me bashkëpunëtorët e tij ia atribuoi ato një dinozauri të vogël herbivor deri më tani i panjohur, me madhësinë e një qeni, që ecte me dy këmbë në rrafshinat e përmbytjeve të kontinentit, rreth 100 milion vjet më parë.

Dinozaurin e quajtën Weewarrasaurus pobeni, në shenjë mirënjohjeje për Mike Poben dhe Wee Warra, vendi nga ku gjetën mbetjet.

Poben e dhuroi fosilin në Qendrën Opale Australiane, ku ruhet koleksioni më i madh i fosileve në botë të opalizuara.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme