Zbulohet një rast i pazakontë i ”lopës së çmendur”

13:26 | 9 Shkurt 2020
Arbresh.info

Një rast i pazakontë i encefalopatisë sponxhiforme të gjedhit, e ashtuquajtur sëmundja e “lopës së çmendur”, është zbuluar në Zvicër, megjithatë pa rrezik për shëndetin e njerëzve, njoftoi sot Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (OSAV).

“Analiza e kryer tregoi se nuk bëhej fjalë për një formë klasike, por për një formë të pazakontë të sëmundjes”, theksuan autoritetet, nëpërmjet një deklarate.

“Kjo formë e pazakontë nuk përbën rrezik për shëndetin e njerëzve”, tha zëdhënësja e OSAV-it.

Rasti iu njoftua Organizatës Botërore të Shëndetit të Kafshëve si edhe BE-së./atsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme