Shkencëtarët kanë zbuluar një planet në madhësinë e Tokës, që mund të jetë potencialisht i banueshëm.
Duke besuar të jetë në zonën e një ylli të vendosur rreth 300 vjet dritë nga Toka, një grup shkencëtarësh transatlantikë theksuan se temperatura në planet, e quajtur Kepler-1649c mund të jetë e ngjashme me Tokën.
“Kjo botë intriguese, e largët na jep shpresë edhe më të madhe se një Tokë e dytë shtrihet midis yjeve duke pritur të gjendet”, tha Thomas Zurbuchen, një administrator i asociuar i Drejtorisë së Misionit të Shkencës së NASA-s, bazuar në të dhënat nga hapësira.
Sipas NASA-s, planeti merr rreth 75 për qind të dritës që Toka merr nga Dielli.
Ylli i saj është një i ashtuquajtur ”xhuxh” i kuq, një lloj objekti yjor relativisht i ftohtë, i vjetër dhe i vogël.
Gjetjet janë botuar në revistën “The Astrophysical Journal Letters”, një revistë shkencore që lejon astrofizikantët të botojnë kërkime origjinale të rëndësishme./expres/
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...