Zbulohet një lloj i ri gjarpri

23:53 | 7 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Shumë kush i ka frikë, dikush tmerrohet vetëm kur u dëgjon emrin, ndërsa ca të tjerë i mbajnë në shtëpi si të ishin qen apo mace.

Po flasim për gjarpërinjtë. Morisë së madhe të kësaj specie, i është shtuar edhe një lloj i ri. Shkencëtarët kanë zbuluar një lloj të ri gjarpri.

Bëhet fjalë për një tjetër specie të gjarprit të barit, të quajtur Natrix helvetica, që sipas shkencëtarëve britanikë është tërësisht ndryshe nga ai i zakonshmi, i njohur me emrin shkencor Natrix natrix.

Deri më tani besohej se kishte vetëm një lloj gjarpër bari me disa nënspecie që dukeshin fare pak ndryshe. Gjarpërinjtë e barit, në Britani janë të mbrojtur me ligj, që do të thotë se dënohesh nëse i dëmton apo i vret.

Të dy këta lloje gjarpërinjsh zakonisht gjenden në jug të Anglisë. Ata mund të shkojnë deri në 3 metra të gjatë, gjenden në afërsi të ujit dhe ushqehen kryesisht me amfibë.

Gjarpri i ri i zbuluar nga shkencëtarët nuk është jeshil si ai i zakonshmi, por gri. Kjo specie, sipas BBC, gjendet edhe në Zvicër, Itali, Francë e Gjermani Perëndimore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme