Arkeologët meksikanë kanë gjetur eshtrat e 119 aztekëve, përfshirë gra dhe disa fëmijë në një pirg “kafkash” në zemër të qytetit.
Besohet se këto kafka i përkisnin ushtarëve armiq të Perandorisë Azteke dhe kulla e krijuar me këto kafka kishte për qëllim të trembte rivalët.
Në 1521 pushtuesit spanjollë e hodhën poshtë këtë perandori. Por nuk përjashtohet mundësia që disa prej tyre të ishin njerëz të sakrifikuar për rituale në nder të perëndive sipas ekspertëve.
Sipas autoriteteve, ky është një nga zbulimet arkeologjike më të rëndësishme për vendin.
“Në çdo hap që hedhim, Templo Mayo vazhdon të na surprizojë. Pa dyshim që është një nga zbulimet arkeologjike më të rëndësishme për vendin tonë ndër vite”, shprehet Ministrja e Kulturës Alejandra Frausto. /abcnews.al/
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të