Kur Mustafa Şahin pa fotografitë e kishës së lashtë të zhytur nën valët e një liqeni turk në Iznik, ai nuk mund të besontë atë që po shihte.
Kreu i arkeologjisë në Universitetin Bursa Uludağ ishte duke kërkuar në brigjet e liqenit për disa vjet, por deri në momentin kur autoritetet e qeverisë lokale ia treguan atij fotografitë ajrore në vitin 2014, ai e kuptoi se liqeni po “ruante” rrënojat e një mrekullie, transmeton portali arbresh.info
Kisha e lashtë e rrënuar shtrihet nën 3 metra ujë, rreth 50 metra nga bregu i liqenit Iznik, pranë majës perëndimore të Turqisë dhe rreth 2 orë udhëtim nga kryeqyteti i Stambollit.
Arkeologët besojnë se kisha romake, e njohur si bazilikë, u ndërtua në bregun e liqenit rreth vitit 390, kur Izniku njihej si Nicea dhe Stambolli ishte Konstantinopoja dhe ishin qendra lindore të Perandorisë Romake.
Arkeologët besojnë se kjo kishë mund të fshehë një thesar tjetër: një tempull pagan.
Në vitin 740, një tërmet shkatërroi kishën, e cila më vonë u mbyt nën sipërfaqen e liqenit, duke lënë rrënojat e zhytura dhe të harruara derisa u rizbuluan më shumë se 1.600 vjet më vonë.
Para se ndonjë nga këto pasuri të humbasë në histori, Şahin dhe udhëheqësi i qeverisjes lokale, Alinur Aktaş, kanë bërë thirrje që vendi të themelohet si muzeu i parë arkeologjik nënujor i Turqisë./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...