Shkencatërt kanë zbuluar një ishull të vogël jashtë bregdetit të Grenlandës muajin e kaluar, për të cilin thonë se është pika më veriore e tokës në botë, dhe u zbulua pasi lëvizën ajsbergët.
Zbulimi vjen pasi kombet e Arktikut, Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kanadaja, Danimarka dhe Norvegjia, po luftojnë për kontrollin e Polit të Veriut rreth 700 km në veri, si dhe shtratin e detit përreth, të drejtat e peshkimit dhe rrugët detare që janë formuar nga shkrirja e akullnajave për shkak të ndryshimit të klimës, transmeton portal arbresh.info
“Nuk ishte qëllimi ynë që të zbulonim një ishull të ri”
“Nuk ishte qëllimi ynë për të zbuluar një ishull të ri”, tha për Reuters, Morten Rush, eksplorues polar dhe udhëzues për formacionin e Arktikut në Greenland. “Ne shkuam atje për mostra”.
Shkencëtarët fillimisht menduan se kishin mbërritur në Oodaaq, një ishull i zbuluar në vitin 1978 nga një ekip kërkimor danez. Vetëm më vonë, duke kontrolluar vendndodhjen e saktë, ata kuptuan se kishin shkelur në një ishull tjetër, i cili ndodhet 780 metra në veriperëndim.
Në vitin 2007, një ishull i ngjashëm u zbulua
Ishulli i vogël, me diametër rreth 30 metra, maja më e lartë e të cilit është rreth tre metra, përbëhet nga balta nga fundi i detit, si dhe morena, një grup materialesh të depozituara drejtpërdrejt nga akullnajat që lëvizin vazhdimisht.
Anëtarët e ekipit kërkimor thanë se do të sugjeronin emrin “Qeqertaq Avannarleq” për ishullin e sapo zbuluar, që do të thotë “ishulli më verior” në Grenlandisht.
Në vitin 2007, eksploruesi arktik Denis Schmidt zbuloi një ishull të ngjashëm aty pranë.
Shfaqja e ishullit nuk është pasojë e drejtpërdrejtë e ngrohjes globale
Edhe pse është e ekspozuar ndaj lëvizjes së akullnajave, shkencëtarët thanë se pamja aktuale e ishullit nuk është pasojë e drejtpërdrejtë e ngrohjes globale, e cila ka zvogëluar shtresën e akullit në Greenland.
Rene Forsberg, profesor dhe drejtues i gjeodinamikës në Institutin Kombëtar Danez të Hapësirës, i cili ishte pjesë e ekspeditës që zbuloi “Oodaaq” në 1978, tha se vendi i gjetur i plotëson të gjitha kriteret që të quhet ishull.
Ai konfirmoi se ishulli i gjetur është aktualisht pika tokësore më veriore në botë.
Zbulimi u raportua për herë të parë të nga gazeta daneze Weekendavisen./arbresh.info/
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...