Google ADS

Zbulohet një bunkeri i fshehtë në Zvicër

10:18 | 18 Tetor 2017
L G

Gazetari Joon Ian Wong ka rrëfyer për Quartz, udhëtimin e tij në Zvicër, ku ka një bunker sekret ku miliona depozitues nga mbarë bota fshehin rezervat e tyre të bitcoin.

Bunkeri menaxhohet nga Xapo, një kompani shërbimesh financiare me seli në Hong Kong dhe ndodhet në një ish bunker ushtarak. Vendndodhja e tij e saktë mbetet e fshehtë dhe aksesi është i kufizuar nga masat e sigurisë.

Themeluesi i Xapo, sipërmarrësi argjentinas Uences Casares, është një pionier i bitcoin-eve.

bb_1508313061-7101132
Por si funksionon bunkeri? Teknikisht, nuk ka depozitohen njësi bitcoin, por çelësa kriptografikë privatë që ofrojnë qasje në paratë elektronike të ruajtura në rrjet. Hyrja ose qasja në çelësin kriptografik të dikujt është ekuivalente me vjedhjen e një shufre ari.

Për të shkuar tek bunkeri duhet të lini autostradën dhe të merrni një rrugë me një korsi. Pasi u ngjit në kullotat e lopëve ku ndeshi jo pak ekskursionistë ekscentrikë, Wong mbërriti në rrëzë të një mali ku u takua me Michel Streiff, i cili punon për Deltalis, kompani e sigurisë që menaxhon objektin. Bunkeri u ndërtua nga ushtria zvicerane në vitin 1947 dhe shërbeu si seli qendrore gjatë Luftës së Ftohtë.

Streiff e çoi gazetarin në një fasadë betoni që dilte nga njëra anë e malit: hyrja në bunker. Wong filloi praktikat e regjistrimit, por iu kërkua gjithashtu të paraqiste shenjat e gishtërinjve dhe të fotografohej. Gazetari më pas hyri në një “kurth për njerëz”, një kapak cilindrik antiplumb, nga i cili doli vetëm pasi një operator hapi derën në anën e kundërt.

Pasi kaloi “kurthin”, kaloi një seri portash çeliku dhe zbriti 100 metra nën tokë, përmes një rruge të ngushtë, e gërmuar në granit. Në fund të korridorit ëong u gjend përballë dy portave ngjyrë të kuqe, prej çeliku, të projektuara për t’i rezistuar edhe një shpërthimi bërthamor.

Në këtë pikë, erdhi më në fund momenti për të vizituar “suitën private” të Xapos, pjesës ultra të sigurtë të qendrës së të dhënave. Wong dhe udhërrëfyesit kaluan një paradhomë të dytë dhe përfunduan para një dere të bardhë. “Askush që nuk ka qenë punonjës i Xapo, nuk kishte ardhur deri këtu,” tha një prej udhërrëfyesve teksa hapte derën.

bbb_1508313074-7896583

Në suitë ka një hyrje të mëtejshme, që të çon në të ashtuquajturën “dhomë të ftohtë”, një hapësirë e rrethuar nga pllaka çeliku, për të neutralizuar sulmet e mundshme me pulse elektromagnetike, të cilat do të fshinin të gjitha të dhënat e ruajtura.

Dhoma e ftohtë përmban pajisje që kurrë nuk janë të lidhura me internetin, që përdoret për të ndjekur transaksionet e bitcoin nga distanca.

Për mallrat dixhitale siç janë bitcoins, muret e trasha dhe vendet e fshehta nuk janë të mjaftueshme. Eshtë e domosdoshme që të ketë mburoja efektive kundër sulmeve të padukshme që synojnë kasaforta, siç tha një oficer i sigurisë, “24 orë në 24, shtatë ditë në javë”. /Bota.al

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme