Në Mongoli është zbuluar një strukturë 1,300 vjeçare që përmbante 14 shtylla guri të gdhendura, që nënkuptojnë një luftë shekullore të pushtetit që mund të ketë përfunduar me vrasje.
Shtyllat u gjetën përreth mbetjeve të një sarkofagu që tani është i zbrazët, shkruan “Science”, transmeton portali arbresh.info
Mbishkrimet, të shkruara në gjuhën turke, , thonë se personi i varrosur në këtë vend (emri i të cilit ende nuk është i qartë) u bë personi i dytë më i fuqishëm në një perandori që kontrollonte pjesën më të madhe të asaj që tani është Mongolia dhe pjesës së Kinës veriore.
Kjo ka ndodhur disa shekuj para Genghis Khan dhe hordhive të tij mongole.
Mbishkrimet thonë se individit të paemëruar iu dha titulli “Yagbu” gjatë sundimit të Bilge Qaghan (716-734), një sundimtar i cili më vonë u helmua, sipas të dhënave historike.
Mbishkrimet në 14 shtylla guri tregojnë se ky Yagbu i paidentifikuar mbizotëronte Bilge Qaghan dhe gjithashtu mori titullin “Tolis-Shad” (Mbretër të Lindjes) gjatë sundimit të pasardhësit të Bilge-t, Tengri Qaghan (734-741).
Ende nuk është e qartë se çfarë roli kishte ky Yagbu në lidhje me helmimin e Bigle Qaghan.
Hulumtuesit kanë theksuar se janë duke analizuar mbishkrimet në 14 shtylla dhe kanë shtuar se përmes tyre mund të gjejnë shumë të dhëna mbi luftën për pushtet të asaj kohe. Struktura gjithashtu mund të japë informacion mbi besimet fetare të njerëzve që kanë jetuar në atë kohë, thanë hulumtuesit./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...