Ajo njihet si Mbretëresha e Virgjër, monarke e cila dha një premtim këmbëngulës se ajo ishte “martuar” me vendin e saj.
Por prej kohësh, jeta e dashurisë së Mbretëreshës Elizabeta I ka qenë subjekt spekulimesh të mëdha dhe burim i shumë thashethemeve, transmeton portali arbresh.info
Tani, Dr Estelle Paranque, një historiane dhe eksperte e periudhës së Turove, pretendon se ka zbuluar një dëshmi mbi marrëdhëniet intime mes monarkes dhe një ambasadori francez, të cilit ajo u afrua kur ai zhvendos në Mbretërinë e Bashkuar.
Bertrand Salignac de la Mothe Fénélon, një fisnik francez dhe diplomat me përvojë, u dërgua në Angli në nëntor 1568, ku ai do të qëndronte për shtatë vjet.
Sipas letrave që ai i dërgoi në gjykatën franceze, buluar nga Dr Paranque, ai shpejt hyri në favor të Mbretëreshës, dhe ajo i dha atij privilegjin e pazakontë, duke e lejuar atë që të hynte në dhomat e saj private. Sipas historianit, shumë shpejt ai u gjend pranë saj.
La Mothe Fénélon shkruante se Mbretëresha Elizabeta shpesh kishte “një fytyrë shumë të gëzuar dhe të lumtur” kur ishte pranë tij, pavarësisht nëse ishin duke gjuajtur, duke ngrënë apo diskutuar për politikë.
Admirimi i saj duket se ka qenë i ndërsjellë. Ai i shkroi mbretit Çarls IX të Francës për aftësitë e saj të gjuetisë, duke e përshkruar frikën e tij kur e pa atë të gjuante “dre me dëborë me hark.”
La Mothe Fénélon gjithashtu, në mënyrë të pazakontë, shkroi për pamjen e saj, duke i thënë gjykatës franceze se ajo vishej shumë bukur.
“Unë mendoj se ajo që ndodhi është se ai e admironte atë dhe nuk është aspak e dyshimtë se ai kidhte një dëshirë të fortë ndaj saj”, shkruan historiani Paranque.
Besohet se ajo edhe e fajësonte atë, nëse ai nuk e takonte për disa ditë.
“Kjo marrëdhënie nuk ishte thjesht politike, ata patën më shumë se një miqësi”, tha historiani.
Pasi shijonte shoqërinë e tij në darkë, besohet se Mbretëresha e dërgonte atë në dhomën e saj private për të kërkuar këshilla për temat politike, të tilla si për Maria, Mbretëresha e Skocisë.
Më 18 janar 1572, një ambasador francez i shkroi Catherine de Medici se “ajo më urdhëroi të sjellja një stol, dhe më bëri të ulesha pranë saj në një cep të dhomës së saj private”.
Sipas historianes, kjo lloj miqësie nuk duhet të demonstrohej para askujt dhe duhet të mbetej në fshehtësi. Gjatë këtyre bisedave, ata diskutuan një martesë të mundshme me Henri, Duka i Anjou, vëllai më i madh i François, Duka i Alençon.
Në shumë mënyra, libri “Elizabeth I of England through Valois Eyes, Poëer, Representation, and Diplomacy in the Reign of the Queen, 1558–1588” zbulon shumë detaje interesante nga jeta e Mbretëreshës së Virgjër./arberesh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...