Zbulohet lumi përvëlues që djeg çdo gjë që prek (Foto/Video)

12:59 | 18 Shkurt 2016
Arbresh.info

Një lum misterioz i gjatë mbi 6 kilometra është zbuluar në thellësi të Amazonit dhe ai është aq i nxehtë saqë të vlon.

Lumi për një kohë të gjatë ka qenë vetëm një legjendë në Peru mirëpo kur shkencëtari Andrés Ruzo dëgjoi për këtë mendoi se ky fenomen mund të ishte diçka e vërtetë.

Ai shkoi në vendin e ngjarjes dhe e pa lumin përvëlues me sytë e tij, transmeton arbresh.info.

Ruzo ka treguar se kishte dëgjuar për lumin Mayantuyacu që kur ishte fëmijë ndërkohë që sa ishte në studime i kishte pyetur kolegët e tij, Qeverinë si dhe kompanitë e naftës e gazit nëse ekzistonte vërtetë ky lum mirëpo përgjigja kishte qenë unanime “Jo”.

Shkëncëtari ka shpjeguar se është mahnitur nga ajo që ka parë duke deklaruar se me ujin që rrjedh në këtë lum mund të përgatitet një çaj.

“Po të fusja dorën në ujin e lumit, do të merrja djegje deri në shkallën e tretë për më pak se gjysmë sekondi”, ka deklaruar Ruzo për Ted.com, transmeton arbresh.info.

Ai ka shpjeguar se disa pjesë të lumit janë aq të nxehta saqë po të bie ndonjë kafshë aty vdes menjëherë.

Ruzo ka publikuar edhe një libër me titull “Lumi përvëlues: Avanturë dhe Zbulim në Amazonë” ku shpjegon gjithçka që ka parë nga vizita dhe studimet që ka bërë për këtë lum./arbresh.info.

3152FB4300000578-3451773-image-a-33_1455745006142 3152FB5300000578-3451773-image-a-2_1455744671794 3152FB6100000578-3451773-image-m-34_1455745025024 3152FB8500000578-3451773-image-a-16_1455744764977

3152FB7F00000578-3451773-image-a-25_1455744853399

3153512800000578-3451773-image-a-14_1455744758440

https://www.youtube.com/watch?v=qnuga5fif9o

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme