Studiuesi Auron Tare sjell në vëmendje një letër të gjeneralit të Brigades Dr. Frederik William Burnham i Ushtrisë Britanike që ishte pjesë e forcës ndërkombëtare në Shkodër.
Në një letër për Royal Medical Society shkruante:
“Zotërinj gjatë një viti kam vizituar, operuar apo trajtuar 20, 133 paciente që kanë ardhur në Ambulancën e Kryqit të Bardhë këtu në Shkodër. Zbulimet negative nuk janë më pak interesante se ato pozitive. Vetëm një rast me kancer dhe megjithëse numrin e madh të pacientëve asnjë rast me apandesit. Shqiptarët vendas hanë shumë rrallë mish dhe ushqehen me perime të freskëta, grurë të zier, bukë dhe prodhime bulmeti. Këta janë nga njerëzit me vitale dhe më të fortë në botë.
Këta njerëz i japin shumë rëndësi zbrasjes së stomakut duke dalë jashtë tre herë në ditë dhe duke zbrazur edhe zorrën e trashë. Ky është ritmi natyral i zorrëve për njerëzit që jetojnë jo më mish. Me mishngrënësit ndodh fenomeni i kalbjes së mishit në kolonën e zorrës dhe si rrjedhim sjell helme që paralizojnë stomakun dhe sjellin kapsllëk, kolit dhe apandesit nëpërmjet zgjatimit të kolonës nëapandesit“.
Duke lexuar këtë letër, Auron Tare bën edhe një krahasim me situatën aktuale.
“Pra Shqipëria e 1922 kishte një rast kanceri në 20 mijë paciente. Sipas Gjeneralit kanadez shqiptarët janë një prej rracave më të forta dhe energjike në botë. Po sot? A jane shqiptarët një rracë e fortë dhe energjike si stërgjyshërit e tyre? Ndryshimi i jeteses dhe në veçanti ushqimi jashtëzakonisht i dëmshëm që po konsumojnë shqiptare ka bërë që rritje e sëmundjeve të jenë alarmante me shifrat e tyre.
Ndërkohë edhe një detaj tjetër. Nuk e di nëse shqiptarët e njohin apo i janë mirënjohes veprës së këtij gjenerali kanadez i cili për një vit ka trajtuar 20 mijë paciente.
Ndoshta nuk është vonë që emri i tij të jetë në ndonjë rrugë të Shkodrës për punën e tij humane në dobi të popullatës së veriut.”
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...