Mosha na prek të gjithëve dhe sjell me vete pasoja, të cilat duket se përjetohen më shumë nga gratë që duan të bëhen nëna.
Megjithatë, një trajtim i ri u jep mundësinë grave të sjellin në jetë një fëmijë edhe pasi kanë kaluar periudhën e menopauzës.
Teksa vitet kalojnë, gratë përballen me një zvogëlim të shanseve për të ngelur shtatzënë, duke qenë se vezoret e tyre prodhojnë më pak vezë. Gjatë moshës 40 deri në 50 vjeç ndihen pasojat e menopauzës, duke e ua bërë akoma dhe më të vështirë sjelljen në jetë të një fëmije. Ndërkohë që në masë praktikohen terapitë nëpërmjet ngrirjes së vezëve, risqet dhe kostot që lidhen me to kanë bërë që familjet të kërkojnë metoda të tjera alternative.
Kostantinos Sfakianoudis nga Klinika Gjenetike në Greqi mund të ketë gjetur atë çfarë po kërkojnë të gjitha gratë! Një studim eksperimental, ekipi i tij i punës provoi një trajtim të ri në 180 gra të moshës nga 34 deri në 51 vjeç. Disa prej tyre kishin dëmtime në sistemin riprodhues, ndërsa tek të tjerat ishin shfaqur simptomat e para të menopauzës.
Sfakianoudis mundi t’i lehtësonte nga këto simptoma si dhe realizoi trajtimin me injektim IVF, që ndihmoi dy prej tyre të mbeteshin shtatzënë. Njëra nga gratë pati probleme dhe dështoi të sillte fëmijën në jetë, ndërsa rasti tjetër lindi me sukses.
Ka disa teori që shpjegojnë rezultatet. Sipas Sfakianoudis, plazma e injektuar mund të ketë simuluar qelizat steminale brenda vezoreve për të prodhuar vezë. Ndonëse eksperimenti rezultoi me sukses, mjekët e tjerë presin të mësojnë më shumë detaje rreth tij për ta aplikuar atë më pas në pacientët e tyre./arbresh.info/
Kina dhe Rusia kryejnë patrullim të përbashkët ajror mbi Det...
Begaj në Ditën e Çlirimit të Shqipërisë: 80 vite më parë ven...
Fjolla Morina zbulon se i dashuri i saj i ri është sheik ara...
80-vjetori i Çlirimit, krerët e shtetit homazhe te “Varrezat...
Ramos afër klubit të njohur anglez
Forcat e sigurisë i shpërndajnë dhunshëm protestuesit në Tbi...