Google ADS

Zbulohet “bretkosa muzikante”, lëshon një tingull si rosak

21:26 | 7 Dhjetor 2023
E.G

Një lloj bretkose i sapozbuluar bën një zhurmë të ngjashme me gagaritjen e një rosaku.”Bretkosa muzikante” u regjistrua në Indi, pranë rezervatit Namdapha Tiger.

Tingulli që ajo prodhon është unik, dy deri në tre nota, i ngjashëm me gagaritjen e një rosaku të egër shpjegon një ekspert i University of Wolverhampton.

“Kjo bretkosë rritet deri në 6 centimetra dhe karakterizohet nga një vijë e zbehtë në ngjyrë kremi në mes të trupit”.

Bretkosa u zbulua në vitin 2022 dhe iu vendos emri i lumit Noa-Dihing. Ajo shënon llojin e tretë të ri të një amfibi të gjetur brenda një viti.

Sipas ekspertit, zbulime të tilla theksojnë rëndësinë e ruajtjes së habitateve dhe zonave përreth. Kërkuesit mendojnë se studimet e mëtejshme mund të rezultojnë në gjetjen e popullatave të bretkosës Noa-Dihing brenda rezervatit./tvklan.al

 

Të ngjashme