Anija spanjolle San Hose, e fundosur në Detin e Karaibeve jo shumë larg bregdetit të Kolumbisë para më shumë se 300 vjetësh, është gjetur me ndihmën e një mjeti autonom nënujor, njoftoi Instituti i oqeanografisë WHOI.
Zëvendës presidenti i këtij instituti Rob Munier tha se lajmi ishte mbajtur sekret për tri vjet që nga gjetja, ‘në shenjë respekti’ ndaj Qeverisë së Kolumbisë.Lokacioni i saktë i anijes konsiderohej për një kohë të gjatë si njëri nga misteret më të mëdha detare.
San Hose gjatë betejës me anijet britanike më 8 qershor 1708 u fundos së bashku me 600 udhëtarë dhe anëtarë ekuipazhi. Anija kishte me vete edhe ari, argjend dhe smaragd në vlerë 17 miliardë dollarë dhe është çështje e kontestit juridik ndërmjet disa kombeve dhe kompanive private.
Para disa javësh, UNESCO i bëri thirrje Kolumbisë që të mos eksploatojë mbetjet e anijes, lokacioni i saktë i së cilës është sekret shtetëror. Thesari i paprekur për momentin ndodhet në fund të detit.
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...