Zbulohet anija 300-vjeçare, u mbyt me një thesar miliona dollarësh

01:04 | 28 Maj 2018
Trina Galanxhi

Për dekada, studiuesit dhe qeveritë kanë kërkuar për një anije spanjolle që u mbyt më shumë se 300 vjet më parë dhe kishte brenda ar e argjend me vlerë 17 miliardë dollarë.

Anija San Jose u zbulua më në fund në brigjet e Cartegena, Kolumbi, në vitin 2015.

Por detajet e gjetjes së saj janë mbajtur të fshehta derisa kërkuesit nga Ëoods Hole Oceanographic Institution (ËHOI) morën miratimin e qeverive të ndryshme për ta zbuluar.

Si u mbyt anija

Anija mbante ar, argjend dhe smerald nga minierat e Potosit, Peru. Ajo po udhëtonte nga Panamaja në Kolumbi kur u përmbyt më 8 qershor 1708, gjatë një beteje me anijet britanike gjatë Luftës Spanjolle. Gjashtëqind njerëz ishin në bord. Britanikët nuk mundën që ta merrnin thesarin para se anija të fundosej.

Dhe humbja e San Jose si edhe ngarkesave të tij i shkaktuan vështirësi financiare tregtarëve anembanë Evropës dhe Botës së Re.

Si u gjet anija e mbytur

Për të kërkuar për San Jose, hulumtuesit përdorën një mjet pa pilot nënujor të quajtur REMUS 6000. I njëjti mjet që ndihmoi në gjetjen e rrënojave të Air France 447 në vitin 2011 dhe ndihmoi në hartimin dhe fotografimin e terrenit të Titanikut në vitin 2010.

Për të konfirmuar identitetin e anijes, REMUS zbriti pranë rrënojave, duke kapur fotot e një tipari kryesor dallues të San Jose: topat e bronzit të gdhendura me delfinët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme