Google ADS

Zbulohen skeletet e 56 fëmijëve të cilët u sakrifikuan ”për të qetësuar Zotrat”

08:47 | 10 Qershor 2018
A. B.

Skeletet e 56 fëmijëve që besohet se janë sakrifikuar për të qetësuar perënditë janë zbuluar në Peru.

Besohet se fëmijët, që u gjendën së bashku me mbetjet e 30 lamave, u vranë si pjesë e një rituali pas rënies së një shiu të madh dhe përmbytjeve të shkaktuara nga El Nino, që shkatërruan rajonin rreth 600 vite më parë.

Fëmijët i përkasin qytetërimit të lashtë Chimu. Varri masiv i bashkohet një numër të tjerë varresh ‘sakrifikuese’ të Chimu.

Skelete të tjera të fëmijëve janë zbuluar këtë vit në rrethin e Huanchaco të qytetit bregdetar të Trujillo në verilindje të Perusë, percjell Bs.

Arkeologët thanë se vargu i zbulimeve tregon se Huançaco ishte ‘një vend i sakrificës njerëzore së paprecedentë në historinë e botës’.

Fëmijët janë të moshave 6-8 vjeç dhe 11-14 vjeç. Ata janë varrosur në mes të viteve 1.200 dhe 1.400 pas Krishtit.

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme