Për herë të parë studiuesit kanë dëshifruar “librin” e plotë gjenetik të këtyre bimëve të çmuara.
Puna afatgjatë mund të zbulojë lloje aroma dhe ngjyra të reja trëndafilash,thotë një ekip ndërkombëtar. Harta e gjenomit të ri, i cili zgjati tetë vite në vazhdimësi, zbuloi gjene duke përfshirë aromat, ngjyrat dhe jetëgjatësinë e luleve, tha Mohammed Bendahmane nga ENS de Lyon, në Lyon të Francës, i cili udhëhoqi hulumtimin.
“Ju keni këtu një libër të historisë së trëndafilit,” tha ai për BBC News. Një libër që na ndihmon të kuptojmë trëndafilin, historinë dhe udhëtimin e tij përmes evolucionit dhe zbutjes, transmeton arbresh.info
Studimi, i cili u bë nga një ekip prej më shumë se 40 shkencëtarësh nga Franca, Gjermania, Kina dhe Britania e Madhe, jep një kuptim më të mirë se pse trëndafilat kanë një gamë kaq të gjerë ngjyrash dhe aromash. Informacioni gjenetik do t’i ndihmojë kultivuesve të zhvillojnë varietete të reja që të jetojnë më gjatë në vazo ose të jenë më rezistente ndaj dëmtuesve të bimëve. Ai gjithashtu hedh në dritë studimin mbi familjen Rosacea, e cila përmban fruta si mollë, dardha dhe luleshtrydhe, si dhe zbukurime të tilla si trëndafili.
“Roza dhe luleshtrydhja janë specie shumë të përafërta”, tha Dr Bendahmane. Kultivimi i trëndafilave në kopshte filloi mijëra vite më parë në Kinë. Gjatë periudhës romake, trëndafilat u rritën gjerësisht në Lindjen e Mesme, ku u përdorën për parfume. Në shekullin e pesëmbëdhjetë, trëndafili ishte një simbol i luftës për fronin anglez gjatë “Luftës së Rosave”. Trëndafili i bardhë përfaqësonte Shtëpinë e Jorkut ndërsa i kuqi simbolizonte Shtëpinë e Leçesterit./Arbresh.info/
“Mos më fol nëse nuk din”, Sara përplaset me Drilonin për Xh...
Arban Hisari raportohet i zhdukur, policia e familja kërkojn...
Ministri Durmishi: Ura në Badoc gati për hapje, asfaltohet d...
Xi Jinping për Jimmy Carter: Forca lëvizëse në marrëdhëniet ...
Zgjedhjet 2025, Rama i bindur për fitoren e PS
Zyrtare: Sergio Conceicao trajneri më i ri i Milanit