Astronomët e Universitetit kombëtar të Australisë kanë gjetur katër objekte në Sistemin Diellor, të cilët mund të shpallen planetë.
Shkencëtarët janë ndihmuar nga 60.000 vullnetarë në gjithë botën, të cilët kanë shikuar fotografitë e 4 milionë objekteve nga gjithësia, në kërkim për planetët e ri potencialë.
Në këtë mënyrë tashmë janë gjetur dy planetë të ri të vegjël, që nënkupton se qasja e njëjtë mund të sjellë deri te zbulimi i planetit të nëntë misterioz.
Bëhet fjalë për planetin hipotetik, të vendosur në skaj të Sistemit Diellor. Edhe pse shkencëtarët nuk e kanë parë asnjëherë direkt, për ekzistimin e planetit të nëntë dyshohet për shkak të formave të pazakonshme të gravitetit, të cilat tregojnë se diçka fshihet pas Plutonit.
Shkencëtarët me ndihmën e teleskopit tash do të përpiqen të konfirmojnë nëse objektet e sapo gjetura janë në fakt planetë, ose bëhet fjalë për asteroide.
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...