Google ADS

Zbulohen në Kretë 37 monedha të epokës së Aleksandrit të Madh

22:21 | 5 Mars 2024
E.H

Rezulton të jenë të periudhës mes 300-270 vjet para erës sonë

Zbulohet në Kretë një thesar i epokës së Aleksandrit të Madh me 37 monedha, 11 prej të cilave në flori.

Gjatë gërmimeve arkeologjike në kodrën Kastel, kanë dalë në dritë pas kaq shekujsh edhe pasuria, që sipas hipotezave fillestare, do jetë groposur nga një mercenar në shërbim të një prej mbretërive që pasuan me vdekjen në Egjipt të Aleksandrit të Madh, me shumë mundësi pra dinastia helene tolemake.

Monedhat e floririt me imazhin e Aleksandrit të Madh, për kohën, kishin vlerën e një page mujore, ndërkohë që monedhat e tjera, janë në argjend, nga zona të tjera të Greqisë.

Vetëm njëra prej tyre është lokale dhe të gjitha ishin brenda një vazo prej balte.

Lajmi i zbulimit të monedhave është bërë i ditur nga Ministria greke e Kulturës, që i jep një vlerë të jazhtëzakonshme kulturore, por rëndësi ka edhe historia njerëzore që qëndron pas tyre.

Datimi i tyre është bërë tashmë dhe rezulton të jenë të periudhës mes 300-270 vjet p.e.s./tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme