Fosilet më të vjetra njerëzore janë zbuluar në Maroku në një gjetje që po shihet si një hap i rëndësishëm në kërkimet për origjinën e paraardhësve njerëzor.
Fosilet janë rreth 100 mijë vite më të vjetra sesa mbetjet e mëparshme njerëzore, transmeton portali arbresh.info.
Fosilet, të zbuluara në vendin arkeologjik Jebel Irhoud në Marok, u përkisnin tre të rriturve, një adoleshent dhe një fëmije që ishte rreth tetë vjeçar, raportoi Reuters duke cituar dy artikuj të botuar në revistën Nature.
Sipas studiuesve, kockat janë rreth 300,000 vjeçare, duke e bërë këtë një zbulim tepër të rëndësishëm, pasi fosilet më të vjetra të njohura besohej të ishin 195,000 vjeçare.
Vendndodhja e lokacionit të zbulimit është gjithashtu e rëndësishme për studiuesit, të cilët më parë mendonin se fillimet e njerëzimit ishin të rrënjosura në Afrikën Lindore./Arbresh.info
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe