Një Tavoletë me 13 vargje të poemës homerike që tregojnë për rikthimin e Uliksit në Itakë është gjetur në vendin arkeologjik të Olimpias, në jug të Greqisë.
Odisea mendohet se nisi të shkruhej rreth shekullit të VIII, ndërkohë që u krijua dhe trashëgua në formë vetëm të treguar rreth shekullit të IX para Krishtit.
Sipas studiuesve, Tavoleta e gjetur se fundmi duket se është realizuar në shekullin e III pas Krishtit. Ministria greke e Kulturës bën të ditur se nëse ky datim do të verifikohej dhe konfirmohej nga analiza të tjera, atëherë do të ishte shkrimi më i lashtë i punës së Homerit i zbuluar ndonjëherë.
Tavoleta është gjetur pranë tempullit të Zeusit dhe janë dashur tre vjet gërmime për të dalë në dritë.
Gjimshiti në formacionin e javës të Ligës së Kampionëve
Britania “godet” Rusinë me një paketë të re sanksionesh
ORCA kundër afateve shtesë për provime në UP
2024-a pritet të thyejë rekordet si viti më i nxehtë në hist...
Izraeli nënshkruan marrëveshje për blerjen e 25 avionëve luf...
KQZ njofton me afatet për aplikimin e vëzhguesve për zgjedhj...