Në qendër të galaktikës sonë, me një masë afërsisht 4 milionë herë më të madhe se ajo e Diellit, ndodhet një vrimë e zezë gjigante e quajtur Shigjetari A.
Pas disa verifikimeve të reja, shkencëtarët zbuluan se planeti ynë është në fakt 2000 vjet dritë më pranë kësaj vrime të zezë nga sa mendohej deri tani. Fatmirësisht, kjo nuk nënkupton se jemi aktualisht jemi në kurs përplasjeje me të.
Zbulimi i fundit është rezultat i një modeli më të saktë të Rrugës së Qumështit bazuar në të dhëna të reja. Gjatë 15 viteve të fundit, projekti japonez VERA ka mbledhur informacione më të detajuara. Duke përdorur një teknikë të quajtur interferometri, ai bashkoi të dhënat nga teleskopët në të gjithë Japoninë dhe ua shtoi raportimeve nga projekte të tjera ekzistuese për të krijuar atë që në thelb është harta më e saktë e Rrugës së Qumështit. Duke përcaktuar vendndodhjen dhe shpejtësinë e rreth 99 pikave specifike në galaktikën tonë, VERA doli në përfundimin se vrima e zezë supermasive Shigjetari A, në qendër të galaktikës sonë, është në të vërtetë 25,800 vjet dritë nga Toka – gati 2,000 vjet dritë më afër nga sa besohej.
Projekti mund të ofrojë një model edhe më të saktë nëse do të përdorë të dhëna edhe nga Koreja e Kina./lexo/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...