Nëntoka shqiptare është e pasur me minerale, sidomos bakër në të cilin ka edhe një sasi ari. Sasia e arit është më e përqendruar në minierën e bakrit të Munellës, ku sipas një analize që ka bërë së fundmi Ministria e Industrisë dhe Energjetikës, në 1 ton bakër gjenden 4 gramë ar.
“Miniera polimetalore e Munellës ka pasur një shpërndarje mineralogjike të tillë ku një trup prej rreth 1 milion ton mineral ka pasur cilësi shumë të lartë si: bakër mesatar 4–5%, zink mesatar 3% dhe ari 4 gramë/ton, argjendi 65 gramë/ton krahas elementeve të tjerë si Selen, Stibium etj.”, pohon dikasteri i Gjiknurit.
Sipas përllogaritjeve, rezerva e arit në këtë miniere është 4 tonë.
Objektet e industrisë së bakrit në vitin 2001 janë dhënë me koncesion një kompanie turke “BER-ONER”, me shoqëri koncesionare “Ber Alb” sh.p.k.
Kjo industri në periudhën 2004 deri 2015 ka funksionuar e lokalizuar në shfrytëzimin e dy minierave Munellë dhe Lak Rosh në rajonin e Pukës, duke e pasuruar mineralin e pasur në Fabrikën e Pasurimit në Fushë-Arrëz.
Njëkohësisht, disa kompani shumica kanadeze kanë pasur leje minerare për kërkim-zbulim të cilat, realisht më tepër janë fokusuar në rivlerësimin e rezervave të zbuluara më parë nga institucionet shqiptare deri në vitin 1992, duke mos kontribuar në shtimin e rezervave të reja.
Nga skema e përpunimit të plotë e trashëguar deri në vitin 1990, pjesërisht ka funksionuar vetëm Uzina e Telave në Shkodër.
Fabrika e Shkrirjes në ish-Uzinën e Bakrit në Rubik është demoluar në vitin 2007–2008, ndërsa Uzina e Rafinimit i ishte dhënë me koncesion një subjekti në fund të vitit 2012, por që tashmë ka dështuar që në vitin e parë, sepse koncesionari kërkonte përshtatjen e saj për prodhim ferrokromi.
Në fundin e vitit 2015, edhe kompania turke “BER-ONER” e fokusuar në rajonin e Pukës, me skemë prodhimi deri në koncentrat bakri, ka ndërprerë prodhimin, duke u justifikuar me rënien e çmimit të metaleve në bursë.
Në maj të këtij viti, Ministria e Industrisë ka hapur një garë për dhënien me koncesion të së gjithë industrisë së bakrit në vendin tonë. /monitor/
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit