Zbulimi: Thika e faraonit nuk është bërë me material tokësor

16:10 | 2 Qershor 2016
Arbresh.info

Arkeologë italianë kanë analizuar thikën e gjetur në varrin e Tutankhamunit, faraonit egjiptian që ka mbretëruar 3340 vite më parë.

Shkencëtarë thonë se përbërja është nga gurë meteoritësh, pasi përqendrimi i nikelit në materialet tokësore është rreth 4%, ndërsa thika e mbretit Tut e ka 11%.

Ajo që i bindi përfundimisht shkencëtarët ishte prania e kobaltit në hekur, një element që nuk gjendet në metalet tokësore, por që gjendet bollshëm në meteoritet e krijuara që në fillim të sistemit diellor.

Zbulimi është botuar në gazetën e “Shkenca Planetare dhe Meteorike”, (Meteoritics and Planetary Science). Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që metalet e lashta kanë përbërje meteoritesh.

Kur gërmimi për metale nuk njihej aq gjerësisht dhe kërkesa për metale ishte shumë e lartë mes pasanikëve të fuqishëm, njerëzit gjenin gurë meteorësh mbi sipërfaqen e tokës të cilat i shkrinin. Një hieroglife, (foto 3), tregon që egjiptianët i quanin disa metale edhe si “hekur i rënë nga qielli”.

Varri i Mbretit Tut, faraonit Tutankhamun, u zbulua në vitin 1923 nga anglezi Hauard Karter, i cili i shkaktoi gjithashtu shumë dëme për shkak të pakujdesisë. (foto 5 dhe 6)

/ Top Channel

1464854270_kinkhsgadada 1464854307_kinkhsgadada111 1464854329_kinkhsgadada222 1464854393_hith-kig-tut-tomb 1464854435_hith-kig-tut-tomb11111 1464854501_hith-kig-tut-tomb333333

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme